Skip to main content

Posts

Dëshirat ndezin motorët!

Prej nga më buron mendimi e der në veprim ndodh një nyje e pasur me gjithfarë ngjarjesh që herë herë shtyjnë njëra tjetrën e herë të tjera sikur rrokin edhe veten, ashtu krejt të dlirë. Edhe në mendimet dytësore e ato më periferike ka një solidaritet i cili e sheqeros gjithë gjëndjen e kështu si në një skenë merr jetë gjithcka. Me gjasa i nënshtrohemi padashur gjithë ngjarjeve që janë vendosur stivë   si drunjtë e dimrit, e kështu në momente të zymta, zgjedhim ti përdorim edhe përtej destinacionit parësor që ato kanë. Më mjafton një piketim për ti përligjur vetes të drejtën se prej një dëshire të lindur aty këtu, të manipuloj gjithë stinën e të ndjej nevojën entuziaste për të ndezur zjarre e për ti dhënë jetë cdo mendimi.   Më mjafton të të mendoj për ti zbukuruar dyert e botës si mikpritëse që thjesht më presin ti shkel pragun. Më mjafton një faqe e një libri që ndoshta për dikë do të ishte e pakuptueshme për tu lexuar, që të mund të më ngjallte edhe njëherë atë brengën e...

Cfarë të ndricon ty?

Si një rrjedhë e vetëdijshme ndjesish, ku nuk shquan shpirtin me trupin, ku nuk ekziston kurrfarë vështirësie për të gjetur udhën, rrekem të kuptoj cfarë të ndricon ty? Prej nga buron ajo ngjizje e qëndrueshme e asaj drite që ta mban shpirtin aq të sojshëm? Dua të ulem e ta vështroj me orë të gjata pa i thënë asnjë fjalë, duke e kundruar me endje të madhe me dëshirën të jem ëndërr e të zhytem në atë cepin emocional që vetëm ti ja njeh vetes. Cfarë të ndricon ty? Ajo derë e hapur që lëshon dritë e mbërrin drejt e tek unë, ajo përsiatje e brendshme që shpërfaqet sapo ti vjen, mungesa e qëllimshme e kornizës, epifania e përvecme e jotja! Shkëlqimi që mbart jo vetëm ajo që shoh, po përtej saj, ajo që ti me bindje jep, arena jote e pazhurmë, si një fitues i vetëm që në triumf ka shoqërues miliona yje dhe ashtu si në një skenë me përulje njeh dhe gëzon unin tënd. Shëtitjet e gjalla të gjithë mendimeve që ti i nxjerr prej vetes dhe i zbret të prekshme në tokë, dhimbjen dhe frikën që nata i bë...

Gjërat nuk do të ishin njësoj…

Gjërat nuk do të ishin njësoj po të mos ishe ti. Nuk do të ishte një natë e gjatë duke bërë palë mendimet me jetën ose ndoshta duke i bërë lëmsh të dyja. Nuk do të ishin fjalët me mundësi të kufizuara si një manual për të na cunguar dëshirën. Nuk do të ishte syri i paqejf për ndryshime duke lënë pasqyrën si reflektim të asaj cka nuk jemi. Do doja ti dëgjoj ca nga ata që heshtin, me po aq shpresë e dëshirë sa do të kisha dashur që ca nga ata që flasin, të kishin heshtur, një vend ku gjërat nuk do të ishin njësoj… Një vend ku të gjesh një strehë të pamanipuluar nga arsyeja. Një vend ku të ulesh e të më tregosh pikërisht se cfarë ta ngre shpirtin peshë e cfarë ti bën të gjitha muret e thyeshme, kush janë kostot njerëzore që të mos e humbësh atë cmendurinë e brendshme, kush janë format dhe përmasa që ti ja prezanton botës e si e mban larg vetes botën për mos të ta ndotur atë dimension që të përket vec ty. Gjërat nuk do të ishin aspak njësoj, po të mos rendim turravrap pas asaj që na ...

Ka kohë për cdo gjë…

Ka kohë për të heshtur, ka kohë për të folur e për të thënë edhe mendimin e fundit të shterruar nga pritja. Ka kohë për të dështuar, ka kohë për tu ringritur e për të kuptuar se sa e bukur është sfida me veten. Ka kohë për të qënë i lirë, ka kohë për të qënë në turmë e për të ndarë territorin shpirtëror e fizik me mjedisin. Ka kohë për të njohur frikën, ka kohë për të qënë të guximshëm e për cliruar cdo aftësi   që është mbrujtur brenda nesh. Ka kohë për dritën, ka kohë për errësirën që na fuqizon të shquajmë cdo gjë me etjen e frikës se mos humbasim cdo objekt, fytyrë, apo shikim. Ka kohë për gëzim, ka kohë për të qënë i trishtuar e për të matur kapacitetin e zemrës në ndjesitë ekstreme të saj. Ka kohë për pritjen, ka kohë për padurimin që si hajdut i denjë na tërheq prej mënge deri sa na lëshon në brigje që nuk e dinim si do të ishin. Ka kohë për mua, ka kohë për ty, për të njohur veten, për të pranuar tjetrin. Për të lënë hapësirën e duhur që këmbët të mos cekin, q...

Nuk janë të vështira lamtumirat!

Ne jemi momente. Ne jemi mendime. Ne jemi dëshira! Ne ndoshta nuk jemi ne, por ndjesia ime që më përket, mekanizmi im i jashtëzakonshëm i të qënurit totalisht e dlirë në emocione, më lejon të mendoj që jemi ne! Është pushtet i madh dashuria, ndaj zotohem të jem peshëmbajtëse   e vetme në këtë zgjatim kohe që do ta drobisë edhe zemrën. Nuk ka ngjarje të bukura pa shkatërrime! Më lër të të kujtoj. Ne jemi të përkohshëm. Ne jemi të thyeshëm. Ne jemi prej zemre! Ne ndoshta nuk jemi ne, e as që kemi qënë ndonjëherë ne, po në atë darkë, ku gotat rrëkëllejmë me vetëdijë e gjysëm të pirë, në atë natë ku falemi në përqafim, ku zbrazim fjalët në kraharorin mbështetur e dimë fort mirë të dy ne që duhet të duash para se të lëndosh, duhet të thyhesh para se të bëhesh edhe njëherë një, të jesh   i askujt përpara se dikush të vendosi zemrën si mburojë mbi territorin tënd. Ne jemi të vetes pa qënë nevoja të përkasim diku! Ne zgjedhim të jemi të njëri tjetrit kur ndoshta mu...

Ndoshta një ditë…

Shpresoj që kur të takohemi prap, të kemi vend mjaftueshëm për njëri tjetrin! Shpresoj që një ditë të shohim më shumë brenda jetës së secilit se sa thjesht fytyrat e buzëqeshura. Shpresoj që një ditë pasi të kemi lënë dyert hapur, të hapim edhe zemrën! Të transformojmë gjendjet e të mbetemi të njëjtët në dëshirën për të hasur edhe njëherë shikimet që mbeten të fotokopjuara cdo herë. Kur të gjithë të jenë në gjëmim të kohës për ta harxhuar, ne të zgjedhim një ditë për të qëndruar! Të zhbëjmë cepat e të brumosim me duar një zemër! Kur të gjithë të pluskojnë mendime për të zënë hapësirën ndërmjet, të zgjedhim arratisjen si të vetmen rrugë për të jetuar realitetin jashtë lentes së fotografimit. Zemrat marrin formë vetëm kur ndërveprojnë ndaj shpresoj që kur të shihemi prap të kemi një luginë hapësirash që të lejojë cdo rrahje të përjetojë veten. Të pranojmë se jemi kaq të ndryshëm me dëshirën për të qënë pikërisht kështu, të lirë, me dimensione të brendshme që na përkasin e që herë he...

Mos harro, të dua shumë!

Kudo qofsh në botë, kur të mos kesh askënd për të përqafuar, mbaj në mëndje ditën më të lumtur tënden, rikujtoje cdo detaj dhe gëzoju ndjesisë, nuk ka emocion më të bukur se sa të dish që dikush në atë moment është pikërisht me ty, tek ty! Aty ku je tani, me mendjen sdi se ku, me zhurmën e brendshme e me trazirat e shpirtit, kujto dikë që të bën të lumtur, rikthehu tek ngjarjet që ndezën tek ty dëshirën, përjetoje edhe njëherë ndjesinë, merr kohën të ndjesh se dashuria është brenda teje, me ty, tek ty! Në një ditë bosh, mbushe shpirtin me dikë që me bindje e thua: do të jetë gjithmonë pika ime e dobët. Vlerëso kohën që keni ndarë bashkë, ule shpirtin në tokë edhe pranoje që e ke dashur fort. Rendit me mëndje të gjitha arsyet pse një zemër si e jotja e mbante zemrën e dikujt që u kthye si shtëpi për gjumë të ëmbël. Kudo që të jesh, ji ti!  Ato që vetëm vetes ja pranon, shquaja, ato që vetëm vetja ti pranon, dashuroi! Kujto se ke dashur fort, kujto sa fort të kanë dashur dhe lejoje v...

Për të gjithë burrat që në jetë bëjnë diferencën!

  Ti je një njeri i rrallë dhe i çmuar, ndaj të vlerësoj më shumë sesa mund të ta them me fjalë. Je përkufizimi se si duhet të jetë një mashkull. Je i guximshëm, zemërmirë, i përulur, i dhembshur dhe të gjitha këto më kanë bërë edhe mua më të mirë. Ti më ke mësuar shumë për gjithcka në jetë dhe ndoshta unë sdo mundem kurrë të të falenderoj mjaftueshëm apo aq shpesh sa duhet! Për cdo shembull të keq që jeta na ka dhënë, ju detyrohemi një faleminderit që bëni diferencën! Faleminderit që më mbajte dorën kur jam rrëzuar dhe që më dhe kurajo të ngrihem prap duke ma thjeshtuar edhe gabimin në një fjali “gjëra që ndodhin”. Faleminderit që më fshive lotët dhe më kujtove se sa e rëndësishme jam. Faleminderit që më ke shtyrë të jem gjithmonë versioni më i mirë i vetes duke më vendosur egon në piedestal. Përqafimet, dashuria dhe mirësia vijnë gjithmonë në momentet më të përshtatshme dhe ti ke qënë njeriu i duhur për të më rikthyer edhe njëherë besimin se unë mund tja dal. Faleminderit...

Takova veten ndryshe...

Takova dikë tjetër në pasqyrë, dikë që rrezatonte, nuk buzëqeshte ajo por sytë. Nuk më foli asnjë fjalë po mi rrëfeu të gjitha sekretet me një ulje sysh. Takova dikë tjetër kur ngriti kryet për të më parë prap, takova veten ndryshe prej teje. Takova dikë me kurajo për jetën, me ngazëllim që i dukej i shpenguar në ecejake, me një melankoli të zbritur në dyshemenë e mendjes. Pashë një ecje të lirë, që deri dje i përkiste një njeriu të komplikuar. Takova një shpirt, një shpirt të butë që kishte zbritur zemrën në duar për të mbledhur fjalë të pashkruara ndonjëherë, për ty! Pashë dikë të bukur në pasqyrë, me fytyrën plot diell, me miliona yje në sy, pashë dikë kaq të lirë, pa kufinj   që ishte gati të zbulonte vendet më të fshehura e skutat më të thella të një gjeografie që vetëm ajo njihte. Gëzohem që të njoh, ta dua këtë formë të të qënurit ti e prap të jesh ndryshe! Mënyrën se si e ke mbledhur zemrën në një, se si ke krijuar një harmoni mes ëndrrës dhe realitetit. Ti je kaq n...

Si një pikë në mes të zemrës!

U mësuam me njerëz të cuditshëm, me njerëz që humorin e kanë të ngjashëm me motin, me njerëz që ndryshojnë fytyrat si veshjet,   u mësuam me njerëz të zakonshëm, që një ditë të njihnim ata që nuk janë kështu! Ndonjëherë më vjen të të pyes, a je i lumtur si unë? Si një udhëtim ku dielli të shoqëron rrugën, si një melodi që e rikthen për ta dëgjuar disa herë, si aroma që të sjell në mendje ditë të bukura, si një ditë të gjatë të mbyllur me një puthje, me një përqafim, me disa gota dhe me shkëlqim sysh. Si një rrëfim ku zemrën zbret në duar dhe strukesh në atë prehër për një shpirt të ngrohtë, si një emocion të paemër që nuk do ta zhbësh dhe e tërheq më fort pas vetes, si një dëshirë që mban gjatë, që nuk venitet, me drita që reflektojnë, me disa ëndrra dhe me sytë mbyllur. Si një film që të mban pas vetes, me personazhë të vrullshëm, me njerëz që përplasin shpirtin për të mbërritur yjet si të prekshme, me duar shtrënguar, për tu hedhur në cdo mendim pa e ditur se cfarë i pret...