Skip to main content

Mbi lëkurë...

E kam të shtrenjtë mëndjen! Po ka momente që fjalët të mbeten aty, nuk e gjejnë gjëkundi rrugën të dalin në sipërfaqe e të marrin formë për t’u bërë të efektshme. Këtu kam ngecur, më është bërë një lëmsh me fjalë, si trafik pa polic, një kaos i vërtetë.

U ula me veten ballë përballë, unë djathtas ajo djathtas, unë majtas ajo majtas, gjysma e të keqes, vazhdojmë të jemi në një linjë, unë ngrija dorën, ajo po ashtu. Na mbeti vetëm t’i shtrëngonim dorën njëra-tjetrës prej pasqyre e ti rreshtonim ato përshëndetje varg por në fakt më shoqëroi vetëm një fytyrë më sy picërruar e buzë-mbledhur,


Ka dy momente kur fjalët humbin rrugën, ose kur je në majat e lumturisë dhe stërkalat e saj kufizojnë cdo nisje, ose kur ke prekur fundin prej trishtimit e fjalët nuk zënë më vënd! Në fakt unë jam tek hapësira e cunguar e lumturisë në shtratin bosh të bërë rrëmujë. Jam tek cdo mirëmëngjes i munguar, tek cdo fjalë që ende nuk më kishin thënë, tek cdo përqafim që ndoshta mund të ma kishin dhënë.

Vura këmbën mbi këmbë e nuk ja hoqa sytë pasqyrës. Mbase sot nuk je version më i mirë i vetes tënde, flokët nuk të rrinë edhe aq bukur dhe tualeti të ka rënduar pak, por një gjë është e sigurtë, ti ke veshur mburojën e vetbesimit, me bindjen se zëri yt dëgjohet më shumë se një cep i vetullës i mbetur parregulluar, se një vendim i yti është më i rëndësishëm se përzgjedhja e fustanit të mëngjesit, se ti je rritur dhe se plotësimi i vetes ka filluar të dalë mbi lëkurë!

Njerëzit deri dje ndoshta edhe bëheshin kurioz për të të njohur, sot jo, ti nuk je menu restoranti për të të shfletuar e përzgjedhur, bëhesh një zgjedhje e vetme, autentike, si firma që lëshon në cdo letër, si mënyra që tregon të njëjtën baracaletë 12 herë po asnjëherë nuk e humbet shijen dhe shpërthimin e të qeshurës, sepse kupton që në thelb kanë rëndësi format dhe jo shabllonet!


Ti guxon, fiton, merr vëmëndje, duartrokitesh, pastaj të shënjestrojnë, hedhin “baltë”, e gjilpërat i kanë gati në pozicion sulmi, po ti je veshur me helmetën e vetëbesimit të ndërtuar me kohën, nuk ke nevojë ta bërtasësh ndihmën e as të thuash se të fle arroganca në heshtje. Në kulmin e të gjithave, zemra të shpërthen në letër dhe ti bëhesh rob i gërmave! Ti je e fortë, je e dobët, brënda apo jashtë fjalëve të tua, mbi lëkurë edhe në shpirt, ti je rritur!

Comments

  1. Na kenaqe. Cdo njeri gjen veten ne fjalet e tua. Duket sikur ti di te zberthesh cdo njeri qe sheh. Ke sy qe shohin thelle ne zemrat e njerezve te mire. Je unike

    ReplyDelete
  2. Na kenaqe. Cdo njeri gjen veten ne fjalet e tua. Duket sikur ti di te zberthesh cdo njeri qe sheh. Ke sy qe shohin thelle ne zemrat e njerezve te mire. Je unike

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sa u kenaqa kur lexova komentin tend. Kushton kaq lire e shtrenjta edukate dhe miresjellje. Te perqafoj.

      Delete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

Unë do të vij…

Do të vij kur të jetë koha, do të vij kur koha të jetë gati për ty. Do të vij atëherë kur të gjitha yjësitë të jenë në vendin e duhur dhe dielli të jetë në anën tënde. Do të vij kur ti të mos numërosh rrahjet e zemrës si një kërcënim për minutat që të ikin, por të jesh i ulur në bregun e ndërgjegjës se jeta është e bukur edhe pa njësi matëse. Do të vij kur të jetë paqe se stuhitë i kam njohur dhe i mbaj brenda vetes kur të më duhet të ujis shpirtin e të cel përsëri. Unë do të vij kur ti të mos mbash mëri vetes për atë që nuk ishe dot, do të vij pikërisht për të të mësuar se jeta ndodh edhe kështu, përballë një pasqyre që paturpësisht të tregon atë që ti refuzon të shohësh, veten! Unë do të vij kur zemra mos të të peshojë më zemërim… Unë jam festa më e bukur e vetes, unë do të vij kur ti të jesh gati për një natë të gjatë plot drita e shkëlqim, do të vij kur ora ime të jetë magjike, kur gjithë duartrokitjet të jenë kthyer për një spektakël ku pritja të marrë fund me një këng...

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...