A e bëjmë vetë fatin tone ne? Unë
besoj fort që po! Herë-herë mendoj se jam me shumë fat dhe i them vetes, ke fat
dreq, e shikon?! E ushqej veten që jam në harmoni me mjedisin që më rrethon dhe
me njerëzit që kam zgjedhur të kem në jetën time kështu që mendoj se ja krijoj
rrugën vetes për të menduar pozitivisht. Jo vetëm kjo, por shpesh herë e gjej
veten duke bërë gjëra të cilat të sjellin mundësi të reja në cdo aspekt dhe jam
mëse e gatshme të mësoj e të njoh më shumë sidomos rreth fushave që kam më pak
informacion. Prirem të absorboj nga dita gjëra të cilat më bëjnë të ndihem mirë.
Në krahun tjetër, kur shkoj
përmes ndonjë furtune ku cdo gjë ngjan me atë renë e vetme në qiell që pikon
shi vetëm mbi ty, e gjej veten duke thënë: ke fat mi ke, vetëm se e ke të zi.
Të jesh me fat është një gjendje
e mëndjes, është psikologjike, cdo gjë ndërtohet në mëndjen tënde. Të marrësh
një vendim, të zgjohesh duke menduar se cfarë ngazëllimi është të dish se një
dite e re të pret, dhe sa njerëz të dashur ke për të takuar e sa orë dreke do
hulumtosh me mikeshën tënde për zgjedhjen e një cështjeje, sa do marrësh nga të
tjerët e sa do japësh nga vetja, të punosh për dicka që ti do, të ndjesh
sadisfaksion nga një produkt që mban firmën tënde, është cështje zgjedhjeje. Të
mos I thuash asnjëherë JO mundësive….Të bëhesh i guximshëm…
Një Ish-Senatore në Shtetet e
Bashkuara më ka rrëfyer një herë që pata fat ta njoh e të shpenzoj kohë me të:
“Kam pasur një student të shkëlqyer
që përfundoi Fakultetin e Drejtësisë me arritje maksimale dhe mezi prisja ta
kisha punonjës në zyrën time, një djalë i mëncur, i saktë, me humor, njerëzor
dhe e donte gjithcka mbante ajo zyrë, e donte profesionin e tij. Një ditë pasi kishin kaluar muaj që bashkëpunonim më
erdhi e më tha se një kompani televizive që ka një platform digitale, i kishte
ofruar punë si menaxher. Strikte e idesë që nëse përfundon për Drejtësi duhet të
investosh vetëm në atë fushë, iu drejtova “Jo, mos e prano, ctë duhet
televizioni, je shumë i mirë në këtë që bën, investo këtu ku ti ndjen se jep
maksimumin tënd, në profesionin tënd… Dhe ndjeva gëzim thellë thellë që po arrija ta bindja të qëndronte
brënda asaj që ai e bënte më së miri, të qënurit jurist!”
Sot ai djalë, pa marrë parasysh
arsyetimin që unë i dhashë, duke qënë se atë ditë i kishte thënë PO ofertës së
kompanisë, dhe më kishte thënë JO heshturazi mua, është CEO-ja i asaj platforme digitale, dhe unë
jam krenare që ai i tha po një zgjedhjeje tjetër! Ai nuk vuri kufizim mbi
nivelin e fatit të tij dhe më dha mua një mësim shumë të mirë në jetë, fati është
për guximtarët!
Çdo ditë ty të mblidhen momentet
si monedha ari për të zbrazur në fundin e ditës. Çdo monedhë do të jetë unike
dhe çdo monedhë do të sjellë diçka të re në jetën tënde kështu që kujdesu që të
mbledhësh thesare me vlerë.
Dhe mos harroni fati është ajo që ndodh kur
mundësia takon përgatitjen tënde!
Desantila
Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +2348032246310 ).
ReplyDeleteAi u specializua në magjitë e mëposhtme:
*MAGJITË DASHURIA
*MAGJITË MARTESORE
*MAGJITË E PARAVE
*MAGJITË E BUKURISË
*MAGJITË E PASURISË
*MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
*MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
* SPELL KAZINO
*HIQ SPELJET E MALLKIMIT
*MAGJITË MBROJTJES
*MAGJITË E LOTARISË
*MAGJAT E FATIT
*MAGJAT E Pjellorisë