Skip to main content

Simfonia e heshtjes

Nuk ka zë më të lartë sesa ai i një qenieje që nuk ka më nevojë të dëshmojë veten. Heshtja që ndodh në atë kulm është forma më e pastër e pranisë, e atij momenti ku njeriu nuk përpiqet më të jetë diçka tjetër përveçse ajo që është, jo në kuptimin e thjeshtë të vetëpranimit, por në kuptimin e zhveshjes nga çdo identitet që kërkon të jetë i tillë.

Përjetimi i lumturisë së brendshme nuk është një akt. Nuk është një triumf që vjen pas betejës. Është më tepër një ndalim, një vetëdije e papritur se gjithçka për të cilën ke rendur e ka qenë gjithmonë aty, e qetë, si një strukturë e ndërtuar në terr, që zbulohet vetëm kur drita shuhet.

Heshtja nuk është boshllëk, por përmbajtja më e dendur e jetës, nuk është mungesë fjale, por mungesa e nevojës për fjalë. Nuk është paqe si mungesë lufte, por një paqe që e tejkalon konceptin e konfliktit, që nuk lind nga rraskapitja, por nga tejmbushja si gota që nuk derdhet më, sepse është bërë njësh me ujin.

Për njeriun që e prek këtë pikë, realiteti pushon së qenuri një terren për t’u zotëruar. Ai nuk është më spektator i jetës, as aktor në të; bëhet dritarja përmes së cilës jeta shfaqet pa përpjekje, pa ndërmjetës. Gjithçka fiton një cilësi ritmike, jo prej rendit të jashtëm, por sepse vetë qenia është bërë ritëm. E brendshmja dhe e jashtmja ndalen së ndari  jo se janë shkrirë, por sepse nuk ka kush t’i ndajë më.

Kjo është simfonia e heshtjes: jo një melodi që tingëllon, por një strukturë që qëndron. Një simfoni pa nota, ku rendi nuk vjen nga ligjet e harmonisë, por nga mungesa e nevojës për të ndërtuar një të tillë. Si një arkitekturë që qëndron pezull, pa shtylla, pa themele, sepse është vetë ajri që e mban.

Në këtë hapësirë, lumturia nuk është ndjesi, është konstatim. Është ajo që mbetet kur gjithçka tjetër është shpërbërë. Një “po” që nuk lind nga krahasimi, por nga pranimi i tërësisë, ashtu siç është jo sepse është perfekte, por sepse është e padiskutueshme. Ndoshta nuk është as lumturi në kuptimin që i kemi dhënë gjithmonë, është diçka tjetër më e heshtur, më e thellë, më pak e ngjashme me emocionet dhe më afër me atë boshllëk të ngrohtë ku gjithçka mund të jetë, pa pasur nevojë të bëhet.

E heshtur. E plotë. E fundit.




Comments

  1. Dëshmi

    Isha ​​plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
    Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
    Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.

    Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:

    ✅ Magji Dashurie
    ✅ Magji Shtatzënie
    ✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
    ✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë

    📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
    Telefon/WhatsApp: +2349046229159

    Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...