Skip to main content

Emocionet e mia kanë shtëpi veten!

 
Gjithçka nis e gjenerohet tek uni, në mbërritjen e heshtur, në prekjen e fundit. Ndoshta nuk kishte asnjë katalizator të vërtetë, por ishte thjesht çështje kohe. Ndodh. Çështja është që në fund të çdo dite, ti ke mbetur vetëm me veten tënde.

Ishte një moment kur për herë të parë kuptova se nuk isha një, por isha një mundësi e pafund e qënieve që ndryshuan format dhe ngjyrat e pasioneve. Zbulova atëherë se dëshirat e mia ishin aq të fragmentuara sa kur përqafova me guxim ftesën e vetes për të qënë kush të doja i dhashë liri imagjinatës sime, ideve të egra, një kërkimi të pa filtruar për dashuri që kishte filluar të dukej e lirë dhe spontane. Mund të vendosja një moment të isha kushdo pa afektuar askënd.

Me çdo hap që hidhja në vetmi, aq më e ndritshme i shfaqesha vetes, sikur imagjinata ime të ishte një pishtar që ndriçonte një botë të errët.  Sa më shumë kohë të kaloja me veten time, aq më shumë po kaloja pasiguritë e mia sikur këmbëngulja të shndërrohej në forca të blinduara ndërsa udhëtoja përbrënda vetes.



Ka një manifestim të rrënjosur tek muzika, arti, letërsia, që ne duhet ta ndajmë dhe përhapim në një botë që kërkon të na përcaktojë dhe të na kufizojë në një ide të ngucur të ndjesisë së dashurisë, duke kthyer fokusin tek vetja, si qënia më e rëndësishme e botës.

Unë festoj veten, i gëzohem vetes, i këndoj vetes si melodia më e bukur, si ëndrra më e gjallë, si dita më e lumtur, si data e shënuar, njësoj çdo ditë, unë festoj ekzistencën time. Në përhumbjen me idetë e gjenialitetit të vetmisë ndjeva se gishtin e vura në zemër dhe shkunda  emocionet që kanë shtëpi veten, gjithçka nis e gjenerohet tek uni!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...