Posts

Showing posts from 2017

Të ngjaj ty!

Image
Për pak ditë bëj 10 muaj që kam ardhur në jetë, jam ende i vogël por jam aq i madh sa të tërheq mëngën e këmishës tënde për pak vëmëndje...

Mban mënd kur isha në barkun e mamit e ti më thoje se mezi më pret për të qëndruar bashkë? Po lumturimin tënd kur more lajmin se do të bëheshe me djalë e do të ishe shoku im më i mirë? Po tani cdo më thuash që premtimin nuk e ke mbajtur? Po sikur unë të qaj, ti do të vije me vrap tek unë?

Mami më tha që ti as mbrëmë nuk erdhe, as shumë mbrëmë të tjera ske ardhur të më ledhatosh, as të shohësh se si unë rritem pak nga pak, as të më thërrasësh bir...
Por unë i bëj të gjitha e ti nuk më sheh, unë zgjohem me mamin dhe tani e di që gjithë dashurinë e vëmëndjen e saj e kam unë. Babi, ajo qan, por unë s’ta kam thënë dot sepse ti nuk vjen të më pyesësh së cfarë më trishton... Jam shumë i vogël e di por ti ke 4 muaj që nuk më sheh, jam rritur aq sa të të tërheq mëngën e këmishës tënde për pak vëmëndje. Ajo qan, qan për mua e në përpjekjen e saj për të fshirë …

Parfum shpirti!

Image
Nuk kam njohur asnjë shpirt deri më sot që të mos ishte perfekt. Japin një aromë në gjithçka duan të përcjellin dhe të afektojnë në një tymnajë dashurie që zor ti rezistosh. Çdo shpirt vjen në jetë me dëshirën për të manifestuar atë çfarë përfaqëson, duke shprehur në formën më perfekte atë që ndjen së brendshmi.
Ashtu sikurse bën ti... Gjithë universin m’a zbret në tokë me hyjninë e ndjelljes, kur më mëson se si të jem një qënie e drejtuar nga ty, po aq sa të mësoj unë të jesh një shpirt me mënd...


Unë besoj në shpirt. Besoj që ajo që njerëzit thonë në sy e përqafime është e vetmja e vërtetë që kanë. Besoj në energjinë që njerëzit sjellin edhe kur s'janë. Unë besoj vërtet që nëse ne do arrinim të fjalëzonim shpirtin e ta jepnim ashtu pa kompromis, me gjithë rrezikun që kjo ka, e sigurt është që do ishim pak më të lirë e për pasojë edhe më të lumtur.
Jemi shpirtra që gjuhën e kemi gjetur që shumë kohë përpara se të dëgjonim tingullin e zërit të njëri-tjetrit. Ti m'a sjell paq…

Më jepni një përrallë...

Image
Do të ec këmbë-zbathur në kopshtin e jetës, stolisur me gjerdanë lulesh vjollcë, do të shtrij duart të mbaj në krah një kotele dhe në stolin e shpirtit do të dremis ëndrra.
Vec më jepni një përrallë... Do të ndërtoj kështjellën e zemrës me gurë të fortë e themele prej shpirti, në muzg do të luaj muzikë në piano e në ajër do të ndizen 1000 aroma, vec më jepni një përrallë.
Jepmëni një hyrje, një rikthim në ditët kur ende kishin kuptim fjalët, në ditët kur pritjet ishin ankthi më i ëmbël e përqafimet bëheshin streha e sigurtë. Rikthemëni në ditët me diell ku netët bëheshin ëndërrimtare, në kohën e melodive italiane e në ekzistencën e dashurive të pastra. Lermëni një ditë aty, të prek edhe njëherë tablonë e jetës, të bëhem vizitore e të mos ja ndaj sytë ngjyrave mbetur brenda një kornize të kthyer në kujtim, kohës së lumtur.


Më tregoni se si ende rrahin zemrat... ato të dobtat, që rrugës nuk u ndalën kurrë, të etura der në dhembje për të shkulur nga vetja edhe grahmat e fundit të jetës,…

Glorifikim zemrash...

Image
I ngopëm shpirtin njëri tjetrit e ngritëm balona mbi peisazhe të jeshilta fushash, heshtëm sepse zemrat janë të vogla për të mbajtur aq shumë lumturim, u dorëzuam në përballjen e shikimit, u puthëm.
E dua diellin fytyrës, më bën të harroj rregullat, më cliron mëndjen e si zog fluturoj në cdo cep të dëshirës. Lumturohem si të mos kem njohur kurrë dhimbje e prej buzëqeshjes them njëmijë fjalë të bukura, ja dua vetes guximin për të dashur, nuk ka gjë më të ngjyrosur sesa shkëlqimi i shpirtit.
Sa e madhe bota kur dashuron! M’a lejon edhe ajri të krijoj një ndjesi që më përket vec mua, me qiellin në krah ndjej një ngasje të tregoja se e imja është ndryshe, asgjë nuk i përngjan asaj, nuk është aq vanitoze sa t’i mjaftojë vec rrahja, e imja zemër është e mbushur me det e qiell!

Nuk kam mësuar ende të dua me intervale, më pulson ndjesia statike njësoj, edhe dje edhe sot edhe nesër do të jetë po kështu. Nuk kam njohur revolucion në shpirt prej ditës kur mësova t’i bindem mendjes edhe zemrës n…

Falmë!

Image
Mëndja gjithëkund rrotullohet përvecse në gjëra të padëshiruara, ashtu më erdh ndjesia që i lamë ne të dy heshtjes së largimit e pluhurit të mallit ngritur ndërmjet, unë edhe ti, që dikur ishim të pandarë e lotëve në sy u shtuam premtimin përgjithmonë. Ne i grisëm gërmat e fjalës përgjithmonë, fjala “gjith” mbeti si një peng në copëzën që më rrëshkiti nga duart, njësoj si e pabindura zemër. Mjaftueshëm zjarr, mjaftueshëm shi, derisa u dogjën dhe u shuan zemrat brenda një natë. U shkulën rrënjet e shpirtit e peshë u ngritën lotët, nuk dija më nëse të urreja apo thjesht për dreq të doja, të doja fort.
Një ditë më shumë në pritjen e shfaqjes tënde, një fije shpresë e fikur aty për aty, një ditë më shumë në zgjim me sytë mbetur peng në ekranin e telefonit, një fije shkrepse ndezur fikur në cast, këtë fragment sekondi ma përkthen pasqyra në një shikim. Falmë, i thashë vetes kur ja pulita sytë fshehurazi. Vetja është mikja dhe armikja më e pastër, ai shikim që më tradhëton e më vesh po pr…

Është tjetër jetë në fletë!

Image
Shumë shpesh, me ose pa vetëdije ne i lejojmë opinionet e njerëzve që të kenë impakt të fortë në ndjenjën tonë të vetëvlerësimit. Vecanërisht të rinjtë, adoleshentët, të cilët po bashkëjetojnë në një botë ku më shpejt zhvlerësohesh sesa motivohesh! Kam patur edhe unë ditë të tilla, si kushdo, e për dreq asnjëherë nuk e (mirë)kuptoja shprehjen “çfarë të vret të bën më të fortë”.


Me kohën, u mësova se unë nuk jam ajo cfarë thua ti! Unë jam e gjitha ajo që shoh në pasqyrë. Madje i bindem fort idesë se ajo çfarë unë jam formësuar sot i dedikohet totalisht përzgjedhjes personale të librave që kam lexuar, të njohurive që kam përthitur, të filmave që kam parë, të gjithë përjetimeve shkollore universitare e në fund edhe të selektimit të një rrethi shoqëror prej të cilit kam patur terrenin për të shprehur atë që unë jam duke u pranuar prej të tjerëve e për të pranuar të tjerët ashtu sic ata janë.Ti je ajo cfarë beson në vetvete se je, ty nuk të bën tjetri më pak të mënçur nëse përpiqet të nxjer…