Skip to main content

Të fundit fjalë!

Nuk e dija se atë natë kishim mbledhur shumë heshtje të mërive të kaluara. Një mysafir i tretë u ul në tavolinën e shtruar plot...

Ishin gjithë mllefet e mia e gjithë trishtimet e tua! Darkuan bashkë me ne. Të ëmbël ma kish shijen cdo frut që instiktivisht e merrja prej pjatës e drejt e kapërdija me gjithë fjalët që nuk gjenin guxim të dilnin!
Të hidhur ma kish shijen ky boshllëk! 
Por zemrës sot do ti lë një kujtim, si këngën e preferuar të një cifti, si një medalion varur qafës së një historie krahë këputur, do t'ja flas të gjitha ato që sot po vdesin me ne bashkë!

Do të ti gris në fytyrë gjithë buzëqeshjet e cdo fotografi tonën, do t'i hedh e të thyhen në tokë gjithë kujtimet e gjithë udhëtimet! Do ti djeg gjithë kartolinat e lëna në buqeta lulesh, do ti fryj hirit der sa fytyrës tënde t'i bëj mjegull! Do të të harroj, mes lotësh do qaj gjithcka shkoi, e në ngashërimin e fundit, do të heq dorë prej teje.



Nuk e dua të më dhëmbë kështu zemra, nuk e mbaj dot mbi shpinë një thes me heshtje që nuk ditëm ta zbrazim dita ditës... Unë nuk di të zgjohem e të fle më hidhërimin mbledhur grusht në stomak, unë vij prej tjetër shtrati, nën jastëk duart m'i mban ngrohtë dashuria!

Ti më kishe marrë me vete pulsin pa të cilin sdo mund të jetoja, por unë merrja frymë... Merrja frymë dhe isha plot. Më ish vjedhur zemra por nuk ndihesha e plackitur!
Gjumin do ta bëj qetë, e di se në mëngjes do zgjohem me të prap, zemra e gjen vendin e saj, di të kthehet mbrapsht…

Comments

  1. Isha pa fëmijë për më shumë se 13 vjet pasi u martova, dhe presioni nga vjehrra ime pothuajse ma shkatërroi martesën. Të gjithë besonin se nuk mund të mbetesha kurrë shtatzënë, dhe unë dhe burri im ishim vazhdimisht nën stres. Një kolege që dikur ishte ndihmuar nga Dr. Dawn gjatë vështirësive të saj martesore më prezantoi me të.

    Dr. Dawn kreu një ritual shtatzënie për mua, dhe për habinë time më të madhe, brenda 3 javësh mbeta shtatzënë. Burri im dhe familja e tij filluan të më trajtonin si një mbretëreshë - duke më përkëdhelur dhe duke më mbuluar me dashuri. Sot, jemi të bekuar me 3 fëmijë të bukur, të gjitha falë Dr. Dawn.

    Nëse po përballeni me probleme në marrëdhënie ose martesë, ose nëse doni të rivendosni dashurinë, paqen dhe lumturinë në familjen tuaj, ju rekomandoj fuqimisht të kontaktoni Dr. Dawn - ai me siguri do t'ju ndihmojë edhe ju.
    WhatsApp i tij: +2349046229159
    Email dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...