Skip to main content

Drejt altarit, pa ty...

Sapo kam hedhur vellon e bardhë mbi krye…

Në mjekër më mblidhen gjithë kujtimet, dergjet një shpirt bosh pa ty! Ndaloj e me sytë lart një pyetje kaloj poshtë: cfarë janë fjalët nëse nuk thuhen? Më jep një shenjë të vogël që ti je thjesht aty…
Kam dëshiruar të jem ajo që ti përjetë ke dashur, ëndrrat e të cilës flisnin gjuhën tënde, duart e të cilës putheshin cdo mëngjes. Sot mbaj shtrënguar në dorë buqetë lulesh, të bardha, si shpirti yt, atë e dua ta kem afër gjithmonë…



Kthej kokën pas e përplasem me rrezet e diellit, dua të të them që cdo e dielë më kujton ty, mëngjesi dhe lulet e freskëta që ti ulja në prehër… kujtoj se që vitin që ti më le, unë nuk kam festuar kurrë ditëlindje, nuk kam shuar asnjëherë qirinj dëshirash në tortë, nuk më mblidheshin duart në përqafimin tënd, unë nuk isha më njësoj pa ty, unë nuk jam njësoj as tani.
Më shohin e mendojnë së jam e thyeshme prej kristali si rrëzëllima e vellos që kam të lëshuar mbi supe… unë jam aq e fortë, e kam zemrën të shtrënguar me një ëngjëll, mua ma mbron shpirtin qielli, të kam mbajtur peng në mëndje ba, që ditën që ti nuk më thoje më se dukem shumë bukur, zgjohem cdo ditë duke ja pohuar vetes, që ditën që nuk ta dëgjoj më zërin, kur vij të dielën në shtratin tënd, pëshpëris se nuk dua të të zgjoj…  Ti ma bërë me hile, por unë të kam falur…

Me ikjen  tënde, unë u bëra një njeri më i mirë, u bëra e fortë, mësova t’u tregoj të tjerëve se ti mungon vetëm fizikisht, se sa herë jam përballë pasqyrës, të shoh ty tek unë, sesi fryhesha plot gati për të shpërthyer në të qarë kur më thuhej se jam njësoj si ti… formën se si ti jeton tek unë e je pjesë e cdo vendimi timin, ti, që ishe ëndrra e një vajze të vogël…
Nuk më ke lënë vetëm vlerat e tua… më drejtove diku ashtu si di të bësh vetëm ti, të jap shumë dashuri, atë të munguarën, atë të dëshiruarën, e rrethova jetën duke dhënë prej zemre…
E di si them shpesh?! Mua zoti më ka dashur shumë, po po, më ka dhënë pesha të rënda në jetë sepse ai e di që unë jam e fortë dhe do t’i mbaj, e në rrugë do mësoj të kthej dhimbjen në forcë, e lotët të m’i vjedh vetëm prej gëzimit!

Pa hedhur hapin tjetër në tapet drejt altarit dua të të them:
Ti je gjithë vendimet që marr në jetë! Ti je gjithë suksesi im, je rrahja e shpeshtë e zemrës time…Mbyll sytë e ndjej buzëqeshjen tënde, vetëm unë e di si ngjan lumturia në sytë e tu, pyes veten se për të gjithë po-të që kam thënë në jetë, si do të reagoje ti, se si një bashkëshort i mrekullueshëm si ti, ka ndikuar në zgjedhjen time të jetës, si askush nuk e di që sot kam hapur kutinë e të gjithë gjërave që kam ruajtur prej teje… Të ndjej këtu, në krahun tim…
Zgjodha të shkoj vetëm drejt altarit, jam e bindur që ti je këtu me mua!


Përgjithmonë, e vogla jote!


Comments

  1. është hera e parë që të lexoj (i dhashë vetes lejen t♪7 të drejtohem me 'ti') dhe rashë kokë e këmbë në dashuri me stilin tënd të të shkruarit!

    ReplyDelete
  2. Nuk kam fjale. U perlota e m' u renqeth lekura! Ne rrenje te shpirtit e ndjeva kete shkrim! Pafund pergezime!

    ReplyDelete
  3. Nuk do te lodhem kurre duke lexuar shkrimet e tua, me pelqejne pafund 😘😘

    ReplyDelete
  4. Mbyll sytë e ndjej buzëqeshjen tënde...

    Mua mu duk sikur e lexova te gjithen me sy mbyllur.

    Perfect !

    ReplyDelete
  5. Vertet cdo fjale qe ti kishe shkruar dukej aq e vertet, e di ca do te thot te ndjesh nje dhimbje te till me beso e ndjej dhe une. Te lumte, hera pare qe lexoj dicka tenden dhe te pergezoje.

    ReplyDelete
  6. Vertet cdo fjale qe ti kishe shkruar dukej aq e vertet, e di ca do te thot te ndjesh nje dhimbje te till me beso e ndjej dhe une. Te lumte, hera pare qe lexoj dicka tenden dhe te pergezoje.

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

Unë do të vij…

Do të vij kur të jetë koha, do të vij kur koha të jetë gati për ty. Do të vij atëherë kur të gjitha yjësitë të jenë në vendin e duhur dhe dielli të jetë në anën tënde. Do të vij kur ti të mos numërosh rrahjet e zemrës si një kërcënim për minutat që të ikin, por të jesh i ulur në bregun e ndërgjegjës se jeta është e bukur edhe pa njësi matëse. Do të vij kur të jetë paqe se stuhitë i kam njohur dhe i mbaj brenda vetes kur të më duhet të ujis shpirtin e të cel përsëri. Unë do të vij kur ti të mos mbash mëri vetes për atë që nuk ishe dot, do të vij pikërisht për të të mësuar se jeta ndodh edhe kështu, përballë një pasqyre që paturpësisht të tregon atë që ti refuzon të shohësh, veten! Unë do të vij kur zemra mos të të peshojë më zemërim… Unë jam festa më e bukur e vetes, unë do të vij kur ti të jesh gati për një natë të gjatë plot drita e shkëlqim, do të vij kur ora ime të jetë magjike, kur gjithë duartrokitjet të jenë kthyer për një spektakël ku pritja të marrë fund me një këng...

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...