Skip to main content

Është vonë për të qënë të lumtur!


Ka kaluar mesnata dhe vec  gotës që mbaj në dorë dhe e lëkund në harmoni me tingujt, mbaj në mënd edhe peshën e kujtimeve. Gëzuar për to! Dollitë ngrihen disa herë gjatë natës, e zakonisht të ftojnë ti pish me fund!

U bë vonë!
E unë nuk kam kohë të të dëgjoj. Veshin ma zuri muzika dhe ajrin ma mbushi atmosfera. Si nëpër tym më vjen ndërmënd dicka që shquaja përherë si vlerë timen: kam mjaftueshëm shpirt për  dy, ndaj smë është dashur ndonjëherë ta kërkoj gjetkë!
Është vonë se unë tashmë e dhashë krejt shpirtin aty, po hapësira ishte bosh e s’e ngopa dot.
Është vonë se u desh të nxitoja unë, ndryshe sdo të mund të rigjeja dot veten.
Është vonë se as kohët nuk na deshën!
Është vonë se ishte darkë kur më gjete, e tani është mëngjes kur unë nuk dua të më kërkosh më…

Ka një formulë të cuditshme në fakt të gjërave. Kur ti ikën prej tyre, ato nxitojnë për tek ti, por ndërkohë ty të janë ngacmuar “qelizat” më tutje, e nuk i lë të të afrohen.
Mos më shih ashtu, nuk jam zbukuruar, është thjesht hija që kam marrë duke të të qëndruar larg, më ka rënë dhe dielli e sytë nuk arrij t’i hap plotësisht, por arrij të ndjej ngrohtë e më mjafton. Mos më kërko më, se nuk dua të të bëj të ndjesh atë pjesë që nuk ma njeh, të ndjerit i tepërt, kam zemër për ta bërë me dëshirë atë pjesë. Mos m’i kujto as ditët si kjo, ku vullnetshëm vije në hapësirën time. Largohu pak tani se bën shumë nxehtë! E mos hajde me justifikime të lutem, se nuk mi mban dot filxhani kafes.  

Aq sa më mban shpirti dëshirën për të qënë një poezi, aq më mbajnë duart për të të shtyrë më tutje prej nga erdhe! Jam shumë e keqe kur mi ngacmojnë gjërat e mia. Edhe mos kalo nga rruga ime!
Edhe shiko, e di cke? A ikën diku që të mos mundesh as të më shohësh?! Po po, ik ti. Unë jam në habitatin tim. Ti nuk jeton dot këtu, jo pra… nuk jeton dot. Ku e di ti cdo të thotë të jetosh me lumturinë?! Jo pra jo, nuk e di ti. Ta them unë pse…



Lumturia, është stil jetese!
Nuk është thjesht një punë e mirë, një rrogë, një buzëqeshje tek-tuk e më pas trishtim në jastëk kur shtrihesh të flesh, nuk është një e mirë materiale, këto të gjitha janë fragmente të saj…
Lumturia vjen së brëndshmi, atëherë kur ti lejon të jashtmen të qëndrojë atje ku është sepse ke mjaftushëm shpirt plot për të ngopur veten. Kur ëndrrat janë të tuat, jo të botës, prej të keqes tënde, dikush mësoi të mirën, për të mirën tënde, dikush u bë i keq! Unë kam ikur, e kam marrë me vete dhe diellin, nuk dua të bëhet vonë për të qënë ngrohtë në shpirtin tim. Mos e kërko lumturinë…
Sigurisht që e kam marrë unë…

U bë vonë për të ardhur herët!

Desantila

Comments

  1. Perla Shpirterore :)
    Nuk eshte pune , as rroge , as materie ...kur mendon ta kerkosh ajo iken, sepse eshte dicka qe krijohet , por jo kerkohet. Superrr Desantila :D

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me bukur se te komentohesh ne kete forme, nuk ka!
      Faleminderiiit, per kohen mbi te gjitha.

      Delete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

Unë do të vij…

Do të vij kur të jetë koha, do të vij kur koha të jetë gati për ty. Do të vij atëherë kur të gjitha yjësitë të jenë në vendin e duhur dhe dielli të jetë në anën tënde. Do të vij kur ti të mos numërosh rrahjet e zemrës si një kërcënim për minutat që të ikin, por të jesh i ulur në bregun e ndërgjegjës se jeta është e bukur edhe pa njësi matëse. Do të vij kur të jetë paqe se stuhitë i kam njohur dhe i mbaj brenda vetes kur të më duhet të ujis shpirtin e të cel përsëri. Unë do të vij kur ti të mos mbash mëri vetes për atë që nuk ishe dot, do të vij pikërisht për të të mësuar se jeta ndodh edhe kështu, përballë një pasqyre që paturpësisht të tregon atë që ti refuzon të shohësh, veten! Unë do të vij kur zemra mos të të peshojë më zemërim… Unë jam festa më e bukur e vetes, unë do të vij kur ti të jesh gati për një natë të gjatë plot drita e shkëlqim, do të vij kur ora ime të jetë magjike, kur gjithë duartrokitjet të jenë kthyer për një spektakël ku pritja të marrë fund me një këng...

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...