Skip to main content

Jam shumë mirë, pa merak!


Pse je dobësuar kaq shumë? Ke ndonjë hall? Gjynah, mos bëj gafa të tilla. Uaaa, mos u dobëso më… Do dukesh shumë keq! Ke rënë shumë. Të ka ikur fytyra. E turli-lloj fjalësh të tilla kam dëgjuar gjatë kësaj kohe që vendosa të heq disa kilogram tejet të panevojshëm.


Kam qënë e shëndetshme gjatë gjithë jetës time, edhe mbi-peshë kam qënë, por brënda asaj cfarë peshoja, isha prap unë e prap ndihesha komode. Vendosa të ndryshoj regjim ushqimor dhe të ushtroj aktivitete fizike përgjatë periudhës së verës për shkak se nuk kisha planifikuar asnjë udhëtim për pushime jashtë ose brënda vëndit dhe kjo do më ndihmonte të ndiqja me rigorozitet disa “kufizime” që kërkojnë përkushtim. Më besoni, nuk ka ndjesi më të mirë kur ti ndihesh mirë me atë që ti synon të arrish.

Përmasat e mia nuk janë perfekte dhe akoma synoj të humbas dhe pak kilogram që të ndihem ashtu sic dua.

Unë kam një trup, ashtu si ti.

Ndoshta edhe si ti, ose edhe më mirë se ti ,(98-71-98 isha se sapo i bëra matjet) ndoshta nuk jam një nga ato vajzat e kopertinave as ajo e sfilatës se Victoria’s Secret, por kam reklamuar veshje edhe kur peshoja 75-80 kilogram, jam edhe imazh i asaj marke e mbi të gjitha nuk e kam aspak problem që ato foto janë ende aty dhe aq shumë pëlqëhen. Sepse isha mësuar të shihja veten në një format të tillë edhe të kuruar madje.

Të bësh kujdes për trupin tënd, është shqetësim që cdokush nga ne duhet ta ketë, unë e bëja në mënyrë të crregullt dhe nëse fokusohesha shumë deri në pikën që të bëhesha e fiksuar, e humbisja interesin që në momentin që e ndjeja veten se e kam për detyrë për të pasur një rregull strikt kur vjen puna tek kujdesi ushqimor dhe regjimi fizik.

Kuptova se me vullnet të plotë, arrihet cdo gjë, duke mos impostuar veten por duke motivuar progresin e atij benefeti që bëhej i dukshëm cdo ditë e më shumë, sot jam e lumtur që ndihem në balancë të plotë me të jashtmen e të brëndshmen. Në gjithë këtë cikël patjetër ti do përballesh edhe me individë të tillë që mendojnë se të të kritikojnë është gjëja më e mirë që mund të bëjnë, me njerëz që në dukje janë të lumtur teksa të shohin se ti ke bërë progres, por që realisht ju lexohet në sy “plasja më vjen për këtë”, me femra që vjellin vrer e dinë të të mirëpresin vetëm me: uaaa sa je dobësuar e tmerrshme!

Pastaj jeni edhe ju: që më “duartrokitët vullnetin”, e më motivuat më shumë për të pasur një trup të shëndetshëm, të tonifikuar, të ushtruar. Progresi vjen shpesh herë kur rrethohesh me njerëz si ju. Ma keni bërë më ët lehtë ndryshimin. Unë realisht kam strija, kam edhe celulit, nuk peshoj 50 kg por jam  65, nuk jam më e mira e mundshme, por përpiqem!

Pranojini njerëzit ashtu sic janë, sepse në ditët e sotme askush nuk kërkon mënd, as “këshilla” për trupin që i përket vetëm atij. Nuk ja paguani ju shpenzimet e palestrës as djersën e saj, as fjalën e keqe, e as zilinë. 

Ti je si unë, ndoshta më e mirë se unë, e nëse unë e kam arritur , edhe ti mund ta bësh!


Desantila

Comments

  1. Po me vjen keq qe e zbulova vetem sot kte blog-un tend! Shkruan kaq bukur :) :)

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...