Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2025

Një zemër në krye!

Ka një udhë që nuk e njeh hartën, por megjithatë na çon gjithmonë në vendin e duhur. Ajo nuk ndiqet me sy, as me këshillë. Është një shtysë e qetë, një thirrje e butë që vjen nga brenda jo si urdhër por si intuitë. Ka vendime që duken të gabuara për botën, por të vetmet të drejta për shpirtin. Ka ndalesa që duken humbje kohe, por në to rritet njeriu. Ka sakrifica që nuk shihen, por janë themeli i dashurisë. Janë ato zgjedhje që nuk i thotë mendja, por ndodhin sepse diçka e padukshme i thërret. Aty ku logjika bën llogari, ajo bën vend. Eshtë ajo që fal kur krenaria ngre zërin, është ajo që hesht kur duhet heshtur, por dridhet kur diçka nuk është e ndershme. Është barometri i së vërtetës njerëzore, i pathënë, por i pandryshueshëm. Nuk është rregull, është prani. Një qetësi që të tregon rrugën pa zë. E njohim në vendimet që s’kanë logjikë, por që sjellin paqe. Në zgjedhjet që duken të çmendura, por na bëjnë më njerëzorë. Në momentet kur zgjedhim të qëndrojmë, kur do ishte më lehtë t...

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Fjalët që nuk thuhen për lumturinë

Është e çuditshme si njeriu mëson ta masë vlerën e jetës përmes ngjarjeve që duken si maja të paarritshme, ngjitje drejt një kulmi që gjithmonë zhvendoset sapo i afrohesh. Kemi rënë dakord, si pa e kuptuar të besojmë se ndjenja e plotësisë që e ushqen shpirtin buron nga fitore të mëdha, nga pasuri që matet, nga pushtet mbi gjërat, apo nga premtime që duken sikur do të na shpëtojnë nga boshllëku i përditshëm. E megjithatë, ajo që kërkojmë me aq ngulm rrallë fshihet në majat ku syri ngulitet. E vërteta është më e thjeshtë më modeste dhe ndoshta pikërisht për këtë më e paarritshme, ajo jeton në ato çaste që nuk bëjnë zhurmë, në aromën e kafesë që mbush mëngjesin me qetësi, në dritën e butë që luan mbi muret e shtëpisë, në hapat që zgjasin në një rrugë të heshtur, ku koha ngjan sikur ka harruar të ecë. Janë grimcat e zakonshmërisë ato që fshehin më shumë sesa pritet por njeriu është mësuar t’i kalojë pa i parë. Lumturia rrallë flet me fjalë të mëdha. Ajo nuk shfaqet në formën që njeriu...

Ëndrra në sitë

Ka një hapësirë të padukshme mes dëshirës dhe realizimit, një vend ku gjërat ndalen, ngatërrohen, humbasin trajtë. Si një dorë e padukshme që i shoshit para nesh, dhe në heshtje vendos: kjo po, kjo ende jo, kjo kurrë. Ne ëndërrojmë me sy mbyllur, por e ndërtojmë rrugën me plagët zgjuar. Cdo dëshirë, sado e fortë, duhet të kalojë përmes një dritareje që nuk shfaqet në asnjë hartë. Një dritare që zgjedh pa bërë zë. Aty ku disa ëndrra thërrmohen përpara se të bëhen fjalë, e të tjera kalojnë vetëm si hijet e asaj që shpresuam. Jo çdo gjë që nuk ndodh është humbje. Ka raste kur mosrealizimi është një formë mbrojtjeje që nuk e kuptojmë menjëherë. Ajo që mbetet pas, ajo që nuk kalon përtej, nuk është domosdoshmërisht e pavlefshme përkundrazi, mund të jetë ajo që peshon më shumë, ajo që ruan më shumë vërtetësi. Sepse ndonjëherë, ajo që nuk na jepet, është ajo që na shpëton nga rrugë që do të na humbnin. E papërmbushura nuk është gjithmonë bosh ndonjëherë është zgjedhja më e heshtur e fatit...

Simfonia e heshtjes

Nuk ka zë më të lartë sesa ai i një qenieje që nuk ka më nevojë të dëshmojë veten. Heshtja që ndodh në atë kulm është forma më e pastër e pranisë, e atij momenti ku njeriu nuk përpiqet më të jetë diçka tjetër përveçse ajo që është, jo në kuptimin e thjeshtë të vetëpranimit, por në kuptimin e zhveshjes nga çdo identitet që kërkon të jetë i tillë. Përjetimi i lumturisë së brendshme nuk është një akt. Nuk është një triumf që vjen pas betejës. Është më tepër një ndalim, një vetëdije e papritur se gjithçka për të cilën ke rendur e ka qenë gjithmonë aty, e qetë, si një strukturë e ndërtuar në terr, që zbulohet vetëm kur drita shuhet. Heshtja nuk është boshllëk, por përmbajtja më e dendur e jetës, nuk është mungesë fjale, por mungesa e nevojës për fjalë. Nuk është paqe si mungesë lufte, por një paqe që e tejkalon konceptin e konfliktit, që nuk lind nga rraskapitja, por nga tejmbushja si gota që nuk derdhet më, sepse është bërë njësh me ujin. Për njeriun që e prek këtë pikë, realiteti push...

Një kalë i bardhë në mjegull

Ka raste kur ndjej që dashuria nuk është një ndjenjë që na përket, por një qenie më vete, një kalë i bardhë që shfaqet në mjegull, pa zë, pa trokë, dhe largohet po aq lehtë sa erdhi. Dhe gjithçka që na mbetet është fryma e saj, një erë e lehtë që ngatërron flokët, një drithmë që nuk arrin kurrë të shpjegohet. E kam parë dashurinë të ulet në pragun tim, si një mace e egër që vështron me sytë e saj të arta, por nuk afrohet kurrë plotësisht. Herë-herë më vjen të besoj se ajo nuk kërkon që ta kapësh, por vetëm që ta njohësh në kalim. Si një udhëtar që nuk mbetet, por të mëson si të duash rrugën që ai ndoqi. E kujtoj një mbrëmje të vonë, kur qielli dukej sikur po digjej ngadalë nga një diell i lodhur. Ecja vetëm, pa drejtim. Dhe papritur, më erdhi ndër mend ndjenja, ajo, jo një njeri, por ndjenja vetë. Si një aromë që vjen nga diku, ndoshta nga një kujtim i lashtë. Ishte e ëmbël dhe therëse. Më kujtoi një zë që nuk e kam dëgjuar kurrë, por e njoh. Dashuria shpesh është një stinë që nuk zgja...