Skip to main content

Mblidhet bota krejt në dy!

Nuk e di se si bota u zvogëlua aq shumë por di që do të të gjeja kudo në botë! Mes qindra udhëtimesh do zgjidhja këtë stacion për të ekspozuar zemrën.

Nuk kam frikë nga vetmia, nuk kam frikë nga ëndrrat, zhurmat, thyerjet, unë nuk kam frikë të dua! Do të trokisja e bindur edhe qindra herë të tjera edhe nëse do ta dija se asnjë vesh nuk do të ishte i aftë të dëgjonte, do të shembja dyer e do të godisja pa asnjë frikë cdo mur të ngritur për të më thënë se nuk mundem. Kam jetuar gjatë me dëshirën për të qënë pikërisht këtu ndaj si asnjëherë me gjithë rendjen e kohën dhënë vrullshëm zemrës, ndala hapin dhe sytë u fanepsën drejt e tek vendi i duhur.

Nga drita që depërton prej pluhurit të dritares, mendimet e mia tulaten me dëshirën për të kundërshtuar heshtjen, e kthehen të gjitha në fjalë që duket se mbërrijnë tek ty të pandara, pa kontakte stimulese me mjedisin që zhvendoset herë pas herë. Unë dhe ti mbetemi të pandryshueshëm. Fjalët po ashtu. Ndryshon vetëm horizonti, herë përshfaqen fusha të gjelbërta pa një fund si një moment meditativ e pas saj vjen një mal i hirtë që duket sikur të privon lëvizjen e lirë të syve që duan të shmangin shikimin nga njëri tjetri.

Nëse do të më pyesnin a do të qëndroja gjithmonë këtu, nuk do të lipsesha në gënjeshtër duke pohuar se bota mu zvogëlua në dy, në një shtrëngim duarsh, si një memorial për këtë cast që do të fotografohet në strukën e gëzimeve që me fanatizëm i ruajmë në zemër. Do të zgjidhja këtë moment për të zbrazur gjithë fjalët të cilat si të burgosura i kam mbajtur pa i lënë të ngrenë krye, pikërisht për këtë cast, për këtë botë që mblidhet në dy, për këtë moment si një imazh i pandryshueshëm i dëshirës për jetë.

Nëse do të më duhej ti vendosja një emër, do të më tkurrej zemra, nuk do ti gjeja dot fjalët që thonë sytë! Nëse do të më thuhej se kaq mjafton, do të gjeja një formë agresive për të mos u bindur e për të thënë se të duash, nuk ka asnjëherë njësi matëse, nuk matet zemra me rrahje, matet zemra me zemër dhe unë do të zgjidhja prap këtë stacion për të shtrënguar dorën për një udhëtim tjetër me ty, sepse me ty, më mblidhet bota krejt në dy!

 

Comments

  1. Dëshmi

    Isha ​​plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
    Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
    Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.

    Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:

    ✅ Magji Dashurie
    ✅ Magji Shtatzënie
    ✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
    ✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë

    📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
    Telefon/WhatsApp: +2349046229159

    Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

Unë e bërtas veten!

Kam mësuar të mos hesht, as të qëndroj aty në cepin e jetës duke pritur kokulur se cdo të ndodhë, kam mësuar të mos ulem e sodis veten që thjesht frymon. Kam mësuar të bëj shfaqje e të vjedh vemendje edhe nëse jam mes qindra njerëzish dhe zhurmën ta kthej nga vetja. Kam dashur të jem qendra e botës dhe ja kam bërë vetes të lehtë për të mbërritur pikërisht aty ku kam dashur. Por më shumë se kaq, kam mësuar që të mos friksohem nga pasiguria, as nga ato momente kur gjithçka duket si një labirint ku humbas orientimin. Kam kuptuar se jetët tona shpesh ngjajnë me një teatër të pashmangshëm, ku secili prej nesh është një aktor që luan rolin e vet por pa ditur fundin e shfaqjes. Dhe, ndonjëherë, kur dritat janë fikur dhe përfundojnë duartrokitjet, e vetmja gjë që mbetet është të frymosh thellë në errësirën e vetmisë dhe të marrësh udhë të reja. Kam mësuar që t’i pranoj gabimet si shenjë e shërimit, të kuptoj se ato janë si gurët e hedhur në lumë të pavlerë për ata që refuzojnë të shohin p...