Skip to main content

Gjërat nuk do të ishin njësoj…

Gjërat nuk do të ishin njësoj po të mos ishe ti. Nuk do të ishte një natë e gjatë duke bërë palë mendimet me jetën ose ndoshta duke i bërë lëmsh të dyja. Nuk do të ishin fjalët me mundësi të kufizuara si një manual për të na cunguar dëshirën. Nuk do të ishte syri i paqejf për ndryshime duke lënë pasqyrën si reflektim të asaj cka nuk jemi.

Do doja ti dëgjoj ca nga ata që heshtin, me po aq shpresë e dëshirë sa do të kisha dashur që ca nga ata që flasin, të kishin heshtur, një vend ku gjërat nuk do të ishin njësoj…

Një vend ku të gjesh një strehë të pamanipuluar nga arsyeja. Një vend ku të ulesh e të më tregosh pikërisht se cfarë ta ngre shpirtin peshë e cfarë ti bën të gjitha muret e thyeshme, kush janë kostot njerëzore që të mos e humbësh atë cmendurinë e brendshme, kush janë format dhe përmasa që ti ja prezanton botës e si e mban larg vetes botën për mos të ta ndotur atë dimension që të përket vec ty.

Gjërat nuk do të ishin aspak njësoj, po të mos rendim turravrap pas asaj që na turbullon e na vendos në trarë ekuilibrat mes asaj që duhet dhe duam. Nuk ka bisedë më të qelqtë se ai fragmenti i tjerrjes së shpirtit drejt e në veprim, pa lënë asnjë gjendje apatie ndërmjet. Nuk ka vend më të bukur për të materializuar gjithë fjalët, sesa tek ti.

Sa mirë që gjërat nuk janë njësoj.

Nga dëshira që më prodhon ti, më shkon për shtat ti lejoj mendimet e pakrehura të lëshohen mbi supe e mos më rëndojnë, të më përkëdhelin e të më diktojnë se kjo është pikërisht ajo që dua. I druhem fjalëve që kanë të njëjtën forcë të më bëjnë të lumtur e të ma zhbëjnë me po aq forcë të patundshme lumturinë.

Të gjitha tirren ngjeshur në cohën e një mendimi të këtushëm, ti, fjalët, heshtja, veprimet.

Sa mirë që gjërat nuk janë njësoj tani që je ti.

 

 

 

 

Comments

  1. Unë kam qenë e martuar për 9 vjet pa fëmijë derisa kam njohur shumë komente se si Dr. DAWN ka ndihmuar shumë njerëz të mbesin shtatzënë, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe i shpjegova gjithçka, ajo më udhëzoi se çfarë të bëja dhe bëra gjithçka në mënyrë perfekte. , për habinë time mbeta shtatzënë 1 muaj pasi ajo bëri gjithçka, pata djalin tim të parë dhe për momentin kam 2 fëmijë të bukur me ndihmën e Dr DAWN, të gjitha faleminderit për punën tuaj të mirë, kontaktoni atë për ndihmë.
    1) Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    2) nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    3) nëse doni të ndaloni masturbimin.
    4) nëse doni martesë/marrëdhënie paqësore.
    5) nëse doni të hakmerreni ose dikë.
    6) nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    Dhe të tjerët.
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159 /
    +3550685677099

    ReplyDelete
  2. Magji e fortë dhe e fuqishme dashurie për të fituar mbrapa ish-in tuaj.. Kam vendosur që do ta kaloj gjithë ditën në internet vetëm për t'u siguruar që shumë njerëz mund ta lexojnë këtë dëshminë time për Dr.Ellen e cila është një magjistar i fuqishëm nga Afrika, Pasi u braktisa nga i dashuri im isha aq i vetmuar atë ditë sa vendosa të kaloja rrjetin për disa këshilla marrëdhëniesh, nuk e dija kurrë se kjo ishte harta e rrugës që do të siguronte kthimin e të dashurit tim. Pasi lexova shumë këshilla se si ta rivendosja marrëdhënien time në një mënyrë më të mirë, zbulova se Dr.Ellen ka shumë rekomandime sesa drejtorët e tjerë, kështu që me këtë vendosa që Dr.Ellen ishte personi i duhur . për punën, Dhe unë kontaktova Dr.Ellen përmes të dhënave të tij që pashë në internet dhe isha aq i lumtur që zgjodha të punoja me Dr.Ellen sepse puna e tij ishte 100% perfekte dhe magjia ma ktheu të dashurin tim. Me lehtësim të shpejtë, ju gjithashtu mund ta kontaktoni atë për ndihmë tani me email: ellenspellcaster@gmail.com/
    Whatsapp/telefononi +2348106541486

    ReplyDelete
  3. Qëllimi im këtu sot është të ndaj botës këtë artikull rreth mënyrës sesi Doctor DAWN më ndihmoi të ktheja ish-të dashurin tim, i cili u nda me mua 4 muaj më parë. Bëra gjithçka që munda për ta bërë atë të shihte arsyet me mua në mënyrë që ne të vazhdonim lidhjen tonë, por ai më mohoi. Faleminderit Zotit që më dha mendimin të hyja në internet për ndihmë, kërkova siç duhet dhe pashë komente të ndryshme të Doctor DAWN dhe insistova ta provoja duke e kontaktuar atë nëpërmjet aplikacionit what's on (+2349046229159). Ai më dha arsye të jetoj përsëri dhe përgatiti një magji dhe më tha që ish i dashuri im do të kthehet tek unë brenda 28 orëve. A mund ta besoni, Ish-i dashuri im u kthye tek unë dhe dasma jonë do të mbahet së shpejti. Kontakto me të tani!!! nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë.
    *Për të rikthyer marrëdhënien/martesën tuaj

    * Kuron çdo lloj sëmundje.

    *Kthejeni pronën tuaj.

    * Bëni para ose mbeteni shtatzënë, kontaktoni me të:

    dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  4. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Kthehu i dashuri
    3) Ribashkoni burrin ose gruan
    4) Nëse keni pela të natës
    5) Kurë për HIV dhe kancer
    6) Unaza e fuqishme magjike
    7) Magji për fat të mirë
    8) Thyerja e obsesionit
    9) Problemet e lindjes dhe shtatzënisë Kontaktoni EMAIL: ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp saj +2349074881619

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...