Skip to main content

Unë kam frikë ti fshij kujtimet!


Ndonjëherë harrojmë se i përkasim vetes duke kërkuar të gjejmë veten në një zemër tjetër. Ndonjëherë harroj që i përkas vetes, aq shumë jam zhytur në shpirtin tënd sa nuk më kujtohet më se si është të jesh pa ty...

Mos më bëj të humb tek ty nëse ti ke verbuar shpirtin e nuk di të kërcesh këngën time të preferuar, të lutem mos më pëshpërit fjalë të cilat një ditë do ti qaj si kujtime. Nëse nuk mundesh të qëndrosh sic dua unë, më mirë të shkosh pa lënë ende kujtime. Sepse nuk mundem të gëzoj më me vuajtjet e mia e as të vuaj më për disa caste të vogla lumturie, sepse nuk kam më asnjë minutë të tepërt të shkruaj përralla e as të fantazoj për personazhe të cilat unë vetë i kam idealizuar si perfekte, po munde eja ashtu sic je, po munde më kurse edhe një tjetër gabim!

Të dy e dimë se sa frikë ke ti nga vetja kur bëhet fjalë për të hapur dyert e zemrës...
Por shiko përreth, në një botë si e jona është vështirë të njohësh tjetrin të vërtetë... jashtë një kornize e cila na ngurtëson keqaz, sot është e vështirë të njohësh një njeri sepse askush nuk të jep veten sot, por të japin aq... aq sa nuk mjafton për ta përqafuar një zemër brenda zemrës!


Ndaj po munde, eja ashtu sic je. Unë kam frikë ti fshij kujtimet, dhe nëse ndonjëherë do të shuaj largësinë, do të gjej gjithmonë një arsye ta bëj vetëm nëpërmjet një kujtimi. Ti do ta gjesh përherë veten në cdo grimcë timen, do të gjesh një dorë që do të jetë aty për ty kur bota të të kthejë shpinën, do të gjesh edhe njëherë përqafimin e dikurshëm që nuk të ka harruar kurrë, ndoshta ti do të qash dhe do të thuash fjalë që dikur i ke thënë, do të rikthehemi tek A-ja, do të harrojmë se i përkasim vetes duke i lënë edhe njëherë zemrën njëri tjetrit.

Do të jem aty kur të mos duash të flasësh, do të bëj shoqëri me heshtjen, do të jem kur askush të mos duartrokasë, do të lë heshtjen të ngrejë siparin mes nesh, do ti shuaj unë dritat kur të mos duash të shohësh askënd, do të jem aty kur të zgjohesh, kur të bërtasësh, kur të kërkosh me ngulm ti bësh gjërat ashtu sic do ti, do të jem kur askush të mos jetë, e di pse? Sepse shpirtin e njeriut të lumtur duam ta shohim të gjithë, në thelb jemi të etur dhe egoiste që prej tjetrit duam të marrim më të mirën. Unë dua të jem aty sepse unë kam frikë ti fshij kujtimet, dhe nëse ndonjëherë do të shuaj largësinë, do të gjej gjithmonë një arsye ta bëj vetëm nëpërmjet një kujtimi.

Ndonjëherë harroj që i përkas vetes, aq shumë jam zhytur në shpirtin tënd sa nuk më kujtohet më se si është të jesh pa ty...



Comments

  1. Teper e bukur! E si te ishte ndryshe nga pena jote ,pervecse perle 😍✨!

    ReplyDelete
  2. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete
  3. Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +2348032246310 ).

    Ai u specializua në magjitë e mëposhtme:

    *MAGJITË DASHURIA
    *MAGJITË MARTESORE
    *MAGJITË E PARAVE
    *MAGJITË E BUKURISË
    *MAGJITË E PASURISË
    *MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
    *MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
    * SPELL KAZINO
    *HIQ SPELJET E MALLKIMIT
    *MAGJITË MBROJTJES
    *MAGJITË E LOTARISË
    *MAGJAT E FATIT
    *MAGJAT E Pjellorisë

    ReplyDelete
  4. Emri im është Elfrida. Kur burri im më la, isha i shokuar dhe i zemëruar dhe nuk e mbajta veten për shumë muaj. Bëra gjithçka që munda për ta kthyer atë, por pa dobi. U nisa për në një qytet tjetër me shpresën se do të mund të filloja përsëri. Takova një burrë tjetër me të cilin u përpoqa të isha me të, por nuk funksionoi sepse nuk mund ta dashuroja. E dija që ende dua dhe dua që burri im të kthehet tek unë. Kështu që fillova të kërkoja ndihmë dhe më pas gjeta MAGJIKËN E BARDHË, nga pikëpamjet e ndryshme që kisha lexuar. Ne biseduam dhe e bëra të kuptonte gjithçka që duhej të dija, besova në të dhe ndoqa procedurat. Ai punoi për mua dhe rivendosi dashurinë dhe lidhjen mes meje dhe burrit tim, dhe vetëm pas 48 orësh siç premtoi, burri im po më kërkonte dhe filluam të flisnim, dhe ai erdhi të më shihte ku jam, dhe bëmë gjëra u ngritëm dhe u bëmë përsëri të lumtur së bashku. WHITE MAGIC është i besueshëm dhe mund t'ju ndihmojë nëse e kontaktoni për ndonjë gjë. Thjesht dërgojini atij një SMS me email: findritualforlife@gmail.com
    Ose WhatsApp: { +2349046229159 }
    { +3550685677099 }

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të dëgjuesit. Nj

Bisedë këmbëzbathur…

Ulur në bregun e një gjiri që me siguri një emër duhet ta ketë, mbështillem me veten dhe mendoj se si koha e humbet reputacionin në një gjendje të tillë. Gjysëm diell, erë e lehtë, hije e rënë në shkëmb, një pullë e këmishës mbërthyer, këmbëzbathur! Rrëkëllej një gotë, bashkë me mendimet që më ngacmojnë me praninë e tepruar të tyre edhe pse përpiqem ti hutoj. Mendimet nuk i binden më urdhrave! Dorëzohem. Me dëshirën për të hequr qafe "gjërat" e panevojshme sa më shpejt të jetë e mundur, guxoj ti bëj dhuratë në xhepat e të tjerëve elementët e ndërgjegjes. Sa lehtë do ndihesha nëse nuk do të peshonin cdo ditë në mua. Jam në një botë që nuk sheh së jashtmi por është e brendshme, që merr formë nga mendimi i cili nuk kumbon, por përhapet si valë në vetvete. Qënia ime bart ankth si torbë e marrë në piknik. E lëshoj. Një moment paqeje që nuk luftoj me fjalët, një ritëm i heshtur i përkundur me zhurmën e valës së detit që më mbërriti deri tek gishtërinjtë. I vetmi film me ngjyra

Unë kam institucion zemrën!

Mund ta quash cfarë të duash ti, mund ta zbresësh në nivele krahasimore me shumë vende, qytete, sende, ndjesi, mund të thuash që i ngjan një kafeneje buzë rruge në Paris a ndonjë parku të vogël pikniku fundjave, po mos harro, zemra është institucion. Janë grimca të vogla të lumturisë ato që i vijnë në ndihmë zemrës si instrument që të prodhojë tinguj, nga ato me vibrime të ëmbla për veshin e të dëgjueshme si strehë për veten. Janë ato frikërat që ndjell mendja për të të vënë para dilemës “e drejtë” apo e “gabuar”, dëgjo zemrën, liria e saj është e frikshme, por është aq e bukur   mungesa e burgut që na pllakos herë herë dëshirat. Nuk ka njësi matëse për gjithcka jep, nuk ka afate, nuk ka datë skandence, jeton në heshtje, në zhurmë, në kaos, frymon, të bën të ndihesh gjallë aq shumë herë sa ti harron edhe të jesh mirënjohëse për të. Ajo thyhet, prap gjen copëzat e saj dhe formohet më bukur, më plot. Ajo bën dritë, e shpërndan, lëshon diell, është më e mirë se ne, ajo i di të gjith