Skip to main content

Ulu, pije një kafe të shpejtë!

E shkuara dhe e ardhmja u takuan sot tek ne! Cudi se si u përplasën të dyja kohët në shikimin tonë!
Edhe të kisha pritur aq gjatë po kurrsesi se do të vije tani, pikërisht tani që të kam harruar e nuk mbaj mënd ato detaje për të cilat dikur cmëndesha...
Sa cudi në fakt, sot të shoh ftohtë, po prap më cmënd dreqin, je ndjellës ti!
E nuk më zgjon asnjë ndjesi të vjetër, do ishte monotoni e do bija shpejt në këmbët e saj.

Nuk ishte koha e duhur, as ne kurrsesi nuk ishim të duhurit po krijuam një mur të fortë bashkë... Të gjithë gurët binin drejt e në tokë thërrmuar copash pasi na godisnin, se të tillë e ndërtuam ne! Unë rebele, ti kokëfortë! Edhe plumbi mbeti një gëzhojë kur erdhi drejt e mesin e heshtjes time... Sepse isha nisur për  tek ti, ndihesha e pamposhtur! 

E prap njësoj do vija...
Do të vija me hap të qetë, të sigurtë, në një territor ku e di se ku janë fshehur minat nën dhe... Do vija e veshur hollë sepse kam mjaftueshëm mendime që më mbajnë ngrohtë për tek ti...
Do të të jepja atë që kërkon e jo atë që meriton sepse e di që në fund të ditës do ndjeje dëshirën për të marrë prej meje gjithcka refuzoj ta bësh tënden!



Ti dikur vishje ngjyrë tjetër në shpirt, ndaj sot me habi të pashë kur m'u shfaqe drejt e në fytyrë. Të shkon bluja, të rri mirë, në thelb mbetesh një aristokrat i stisur, sikur e do patjetër prej meje këtë titull. Edhe të thashë, do të jap gjithcka kërkon. Mezi prita të më kërkoje në fakt, nuk do përfitoja asnjëherë, gjej mënyrën më të ëmbël për të thënë se mbetem një koketë, por nga këto të ditëve të sotme, klasike, e veshur në rozë, që të merr ditën padashje...

Edhe e dija që do vije një ditë, ndaj të prita këmbë mbi këmbë, si për të thënë se kështu i mbledh unë problemet, kryq, njësoj ashtu sic u puth e shkuara me të ardhmen tani...


Ulu, pije një kafe të shpejtë se nuk kemi kohë, do thurim ëndrra nesër!

Comments

  1. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...