Skip to main content

Ajo nuk është unë!

Më thanë se ti po prisje dikë… Cudi në fakt se si gjithmonë është dikush që pret dikë… Një fëmijë pret të luajë atje jashtë, një vajzë më tej pret të dashurin e saj, një nënë pret nipin të vijë, ti po pret atë…

Më thanë se ajo është gjithcka që unë nuk jam! Unë nuk jam e ndrojtur, nuk kam frikë të të njoh edhe përtej asaj që ti dukesh, unë nuk jam perfekte, nuk kam veshur kurrë ngjyrat e idealizmit, nuk flas për ty, e nuk kam rreshtur kurrë së njohuri veten, nuk kam hequr dorë asnjëherë nga gjërat që ma cojnë zemrën peshë! Unë… Unë nuk jam ajo!
Ajo nuk është unë! Më thanë se ajo është e butë, e thyeshme, të njeh pak e të do shumë! Është më pak e bukur dhe përpiqet të gjejë tek ty, copëza të miat që të kanë bërë të lumtur! E di që ajo më lexon e përpiqet që në cdo gërmë të formësojë pjesë të miat tek ty! Më thanë se i ke folur për mua! Si është të jesh unë në fjalët e tua?! Nuk e di nëse ajo ta rrotullon botën e të rikthen po prap në rrugën tënde! Nuk e di nëse i ke thënë se unë do të mbetem e përjetshme për ty? Uroj të mos e kesh trishtuar duke i thënë se më ke kërkuar cdo ditë…

Unë  jam bërë e pathyeshme. Kam veshur mburojën e zemrës, kam njohur me qindra herë fytyrën e lumturisë e nuk dua ta kërkoj më në njerëz të tjerë. Dua t’i vë një cmim biletës së rrugës time! Të di se sa kushton lumturia, sa kohë më merr frika, ku e humbas durimin kur arrij fundin,  nëse dua të udhëtoj rrugën e kthimit prap bashkë me ty, apo do të dorëzojmë pashaportat e zemrës në vula të tjera që si kjo e jona do të lënë shenjë!
Më vizato në dorë një zemër… e di që do të fshihet, po për aq sa të jetë aty, do më lërë një buzëqeshje në fytyrë! Ti lë shenjë në jetë njerëzish, si ajo njolla që nuk hiqet dhe ti e di që e ke e por me ndërgjegje e vesh prap, sepse i ke provuar të gjitha format, po ajo mbetet aty!
Në dorën tjetër më shkruaj fjalën “trishtim”, po po, shtrëngoje mirë stilolapsin që të lëshojë bojë mjaftueshëm në parakrahun tim, është pjesa më e butë, njësoj si shpirti!



Blloku i planeve të jetës mbetet përherë i mbyllur, i pakonsumuar, sirtari i dëshirave dhe ëndrrave hapet e mbyllet disa herë… e në përfundim të këtij cikli disa gjëra që thyhen, do jenë përherë të tilla, ka gjëra që shkojnë keq e nuk rregullohen asnjëherë, ka njerëz që humbim e nuk i marrim kurrë mbrapsht, se ndoshta është më mirë kështu…
Sot, në një pritje u ritakuam… Është përherë dikush që pret, unë po pres dikë e ti – atë…
Bëje të lumtur! Zhvishe nga imazhi im, thuaji se nuk do të largohesh prej saj sic bëre nga unë! Duaje, ose lëre të lirë!

Ajo nuk është unë! 

Desantila

Comments

  1. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...