Skip to main content

Ti je një prej tyre...


Ka një moment, kur dua të të përqafoj për të gjitha ditët që më ke qëndruar pranë, e të të them se pa ty do të isha një njeri tjetër... 

Do më thuash se për një shoqëri, të thuash "faleminderit" është e kotë, ne qëndrojmë se duam e nuk po i bëjmë "nder" askujt, por sot ndjej të të them:

Faleminderit që nuk më ke lënë vetëm në ditët e mia më të trishta, është kaq e thjeshtë të jesh me mua në kinema, në club, në teatër apo në restorant, por duhet një shpirt i madh që të të mbajë afër në dështime e në gabime...

Faleminderit që më ke lënë të jem unë kur jam me ty, që më ke besuar të gjitha sekretet e vogla dhe që gjithmonë më kë thënë të vërtetën!
Duke u rritur kam kuptuar se sa e thjeshtë është të humbasësh njerëz, sa shpejt largohet një njeri e se cfare shije të lë ikja e dikujt, ndaj dua të të them faleminderit që më ke dëshmuar se bashkë jemi një unitet!

Me ty merr formë tjetër miqësia.




Faleminderit që i jep shkëlqim tjetër ngjyrave të mia të preferuara, që pohon me ngulm për dicka që unë dua ta dëgjoj nga ty, për përqafimet e pafundme, për të gjitha rrugët e udhëtimet e për cdo kujtim, për netët pa gjumë, për të gjitha ndodhitë e për të tjera histori që na presin...

Faleminderit që  ke menduar se si të më kthesh humorin, që më bëre të besoj se me forcën time mund të ndryshoj botën!
Faleminderit që ke ndarë me mua gezimin tënd me të qeshura prej shpirti dhe trishtimin tënd ne lot, faleminderit për gjithcka ndërmjet këtyre!
Faleminderit që mban mënd përhere shijen time të preferuar të akullores, këngëtarin që pëlqej më shumë, ushqimet që nuk dua t’i provoj kurrë e ngjyrën që adhuroj!
Faleminderit që tallesh me mua kur e meritoj, vdes për ate moment, ti më njeh kaq mirë.
Faleminderit që më do edhe kur nuk e meritoj. Faleminderit që qëndron person i njëjtë në një botë që ndryshon kaq shpejt! Që më merr malli për ty e gëzohem pafund kur të rishoh.

Faleminderit që më jep 1000 arsye për të qënë mirënjohëse në një botë që mban pak njerëz si ti...

Përgjithmonë, një mike!

Comments

  1. Luftova me infertilitetin për vite me radhë derisa më në fund hoqa dorë nga shpresa. Por siç thotë shprehja, ka disa miq që nuk i takon dy herë në jetë. Falë një miku shumë të mirë që më prezantoi me Dr. Dawn, gjithçka ndryshoi.

    Pasi më shpjegoi situatën time, Dr. Dawn premtoi të më ndihmonte me një ritual shtatzënie. Sinqerisht, nuk besoja se do të funksiononte sepse isha tashmë 40 vjeç, por vendosa të ndiqja udhëzimet. Për habinë time më të madhe, vetëm tre javë më vonë, mbeta shtatzënë!

    Gëzimi në zemrën time - dhe në zemrat e burrit dhe familjes sime - ishte përtej kontrollit kur u tregova rezultatin pozitiv të shtatzënisë. Më vonë linda në mënyrë të sigurt dhe paqësore, dhe pas një viti e tetë muajsh, mbeta shtatzënë përsëri. Ishte vërtet një mrekulli e pashpjegueshme.

    Që atëherë, ia kam rekomanduar Dr. Dawn shumë grave të tjera, dhe rezultatet e tyre kanë qenë gjithashtu pikërisht ashtu siç pritej. Kjo është arsyeja pse e rekomandoj me gjithë zemër Dr. Dawn për çdo grua që lufton me infertilitet, probleme martesore ose marrëdhënieje, sëmundje ose çdo lloj problemi shpirtëror. Ai me siguri do të ofrojë një zgjidhje të përhershme.

    📞 WhatsApp: +2349046229159
    📧 Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

Unë e bërtas veten!

Kam mësuar të mos hesht, as të qëndroj aty në cepin e jetës duke pritur kokulur se cdo të ndodhë, kam mësuar të mos ulem e sodis veten që thjesht frymon. Kam mësuar të bëj shfaqje e të vjedh vemendje edhe nëse jam mes qindra njerëzish dhe zhurmën ta kthej nga vetja. Kam dashur të jem qendra e botës dhe ja kam bërë vetes të lehtë për të mbërritur pikërisht aty ku kam dashur. Por më shumë se kaq, kam mësuar që të mos friksohem nga pasiguria, as nga ato momente kur gjithçka duket si një labirint ku humbas orientimin. Kam kuptuar se jetët tona shpesh ngjajnë me një teatër të pashmangshëm, ku secili prej nesh është një aktor që luan rolin e vet por pa ditur fundin e shfaqjes. Dhe, ndonjëherë, kur dritat janë fikur dhe përfundojnë duartrokitjet, e vetmja gjë që mbetet është të frymosh thellë në errësirën e vetmisë dhe të marrësh udhë të reja. Kam mësuar që t’i pranoj gabimet si shenjë e shërimit, të kuptoj se ato janë si gurët e hedhur në lumë të pavlerë për ata që refuzojnë të shohin p...