Skip to main content

13 thirrje të humbura!

M’u tret heshtja!
I hodha kripë ujit të vakët e ndërsa luga bënte kërcitjen e saj, më kapi syri prej dritares një fëmijë të vogël që kënaqej me shiun që e piklonte cdo fije floku e ai mbante kokën lart e qeshte. Më dha një buzëqeshje kënaqësia e tij duke më kujtuar veten para disa vitesh kur ai fëmijë i vogël isha unë… kur nuk mërzitesha pse shiu do të më prishte krehjen, ku nuk do të mërzitesha pse rimeli derdhej si një e qarë dënese ku gjen shiun si justifikim të bëje shoqëruesen me të,  ku njollat në veshje nuk do të më kujtonin edhe njëherë se mbaja veshur ngjyrën tënde të preferuar!

Dua me njëmënd të kthehem në atë ditë në fakt, sa të lehtë do e kisha pasur, nuk do të më ngopej fryma me lëmshin të mbledhur në fyt por me cdo qelizë do mbaja gojën mbyllur e do qeshja ashtu me buzët mbledhur.
Ku nuk vrapoja në majën e takave të cilat lëshonin zhurmë e ankth, po do përplasja këmbët në pellgje uji për të parë sa lart shkojnë pikat e saj.
Si padashje e gjeta veten nostalgjike të dëshpëruar. Dreqi e mori thashë me vete, kohë me shi, edhe një copëz nostalgji më duhej për ta veshur sot. E hoqa dhe këtë pelerinë. Nuk më shkonte me dëshirën.

Vura buzëkuqin, stampën time, e dola rrëmbimthi. Kur tërhoqa cantën, ndjeva sa e rëndë ishte e si përherë duke murmuritur: femra shkretë, 100 gjëra mban me vete. E në fakt në cantën time cfarë nuk gjen. Nëse të ka humbur ndonjë kujtim, pa merak, e kam unë, mos ma kërko se vështirë ta gjej në cilin xhep e kam futur, kam filluar i koleksionoj. Cadër, letra të lagura, letra të thata, celësa, celsësa, celësa (një plak thoshte se sa më shumë celësa shtohen, aq më shumë po plakem) e nejse, buzëkuqë, pafund, cdo ngjyrë, i kam shpëtimtare për cdo rast, thonë se sa më e fortë të jetë ngjyra e  tij, aq e dëshpëruar është një femër, po smë bën sens mendova, tani është në modë vishnja, një bllok i zi, një i kuq, një në cep i verdhë i vogël, sa peshon tmerr, portofoli, që ska hajmali që nuk mban brënda, mbledhur nëpër vënde të ndryshme, letra pafund, fatura, edhe ëndrra…

Po po, në cantën time i gjen të gjitha, sidomos ëndrrat. Ato i marr gjithmonë me vete, kam qejf t’i kem kudo, që të më duhet t’i zgjoj atëherë kur dua e t’i fle kur më pak shoh se kanë një derë të hapur për të ecur. Ndërkohë që i kërkoja sot, nuk po i gjeja gjëkundi, e ke parasysh kur fut dorën kuturu në cantë sepse e di që me një prekje arrin të dallosh atë që po kërkon. Mua më mbeti dora në kërkim.


… kur acarohem, marr e i nxjerr të gjitha një nga një!
Po sot prej nervash zbutur nga shiu, tërhoqa telefonin, me cudi pashë thirrje të humbura, shumë!

Ti më kërkoje të dilja jashtë…

Aty e kuptova se pse nuk po i gjeja ëndrrat. Vesha një buzëqeshje dhe dola pa cadër….

Desantila

Comments

  1. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të dëgjuesit. Nj

Bisedë këmbëzbathur…

Ulur në bregun e një gjiri që me siguri një emër duhet ta ketë, mbështillem me veten dhe mendoj se si koha e humbet reputacionin në një gjendje të tillë. Gjysëm diell, erë e lehtë, hije e rënë në shkëmb, një pullë e këmishës mbërthyer, këmbëzbathur! Rrëkëllej një gotë, bashkë me mendimet që më ngacmojnë me praninë e tepruar të tyre edhe pse përpiqem ti hutoj. Mendimet nuk i binden më urdhrave! Dorëzohem. Me dëshirën për të hequr qafe "gjërat" e panevojshme sa më shpejt të jetë e mundur, guxoj ti bëj dhuratë në xhepat e të tjerëve elementët e ndërgjegjes. Sa lehtë do ndihesha nëse nuk do të peshonin cdo ditë në mua. Jam në një botë që nuk sheh së jashtmi por është e brendshme, që merr formë nga mendimi i cili nuk kumbon, por përhapet si valë në vetvete. Qënia ime bart ankth si torbë e marrë në piknik. E lëshoj. Një moment paqeje që nuk luftoj me fjalët, një ritëm i heshtur i përkundur me zhurmën e valës së detit që më mbërriti deri tek gishtërinjtë. I vetmi film me ngjyra

Të të kem edhe njëherë më shume se kaq…

Ne kemi më shumë brenda vetes sesa ajo që japim, e ruajmë si më të fortën armë, si më të cmuarën vlerë, e ruajmë veten për ditët ku do të na duhet të vihemi në provë. Kur jeta na ul me këmbë në tokë e na merr në pyetje, na vendos përballë një ndjesie që në vetvete është pasqyrë të cilën kemi refuzuar ta shohim… Atëherë ne zhvishemi! Heqim dorë nga të qënurit të paralizuar dhe mbajmë në shpatull forcën e të qënurit pikërisht ne! Zgjedhim të marrim edhe shije te hidhur, provojmë lot, ndjejmë zemërim, trishtim, mblidhemi grusht në guackën e errët për aq sa na duhet e prapë brenda vetes e gjejmë rrënjën dhe dritën. Ka një magji në padijen se c'do na ndodhë më pas dhe më e bukura qëndron te forca për të mos patur me vete frikën të provosh përsëri. Të duash, të dish të duash, të duash edhe pa ditur e të jesh e plotë aty, të prekesh të gjitha, mjafton të të bëjnë të lumtur. Ne njohim veten tonë më të bukur vetëm kur jemi të aftë të duam, të ngjashme me zotërimin e gjithë botës në shpirt.