Skip to main content

Avioni do të vonohet pak Zonjë!

Në fakt nuk m’u desh shumë për t’a vendosur se cfarë doja të bëja, ndaj nxitova menjëherë të gjeja celësin e makinës, duke ngrënë dicka në dorë ndërkohë që vishesha dhe punë pesë minutash e gjeta veten në timon…

Më duhej të isha në destinacion për 20 minuta! Trafiku nuk premtonte shumë në fakt dhe u përpoqa të ruaja qetësinë, edhe pse ishte e kotë, sepse fjalori im u pasurua shumë gjatë rrugës.

Deri dje mendoja se gjëja më e mirë për shëndetin mendor është të dish ekzaktësisht se si je e ndërtuar shpirtërisht, cfarë të bën të lumtur, cfarë të trishton, kush vlen më shumë e sa shpenzon një zemër për të funksionuar, por për dreq të gjitha këto mua më mblidhen në një, adrenalina e rrezikut! Rrahjet e shpeshta të zemrës, që i barazova me shpejtësinë e makinës, instikti femëror, që për fat nuk gënjen kurrë, dhe destinacioni! Këto të treja janë shpëtimi dhe dorëzimi im. Përballë tyre jam e dobët dhe e fuqishme njëkohësisht. Kam një zemër të fortë për të jetuar dobët. Nuk mbijetoj dot pa emocion, ndjej se ashtu do të vdisja pak nga pak shpirtërisht, sepse momenti ku unë rifitoj veten, është pikërisht kur ndjej të kem rrezikun nëpër këmbë! Pse them për dreq më mblidhen të gjitha në një?! Sepse jam përherë në gjurmim…

Më thonë shpesh: “Të bën keq për zemrën…” . Në fakt, e di, por nuk zbres dot nga pista pa arritur kohën time të plotë, pa kuptuar se në pikën e fundit të lodhjes time, nis përtëritja!

Kam fituar përbërësit e një kokteijli dashurie që është më e fortë se çdo paqe tjetër e njohur në tokë, fuqia e evolucionit të trurit tim për të mbajtur gjallë veten!

Tërhoqa një biletë për parkimin dhe isha ekzaktësisht një minuta para. Të voglat gjëra që mi buzëqesh truri sepse përherë arrij në kohë për të qënë aty ku duhet të jem.
Heshtja nuk më ka ngushëlluar kurrë, por sot kisha mjaftushëm zëra në kokë ndaj sapo zbrita nga makina, po kërkoja një vënd që të kishte më pak njerëz se zakonisht, e pasi bëra një xhiro me ecejake prej lozonjare franceze, u ula vetëm, në ajrin e pastër të lirisë, ku zakonisht flenë rreziqet dhe zgjohen nga zhurma e takës time!



Netët pa gjumë  luajnë pa rregulla me mua, a do arrijnë të më kapin ndonjëherë, them me vete.
Unë gjithmonë kam sfiduar veten, me sukses dhe ambicie të gdhendur në mendjen time dhe kam gjetur përherë impulse të reja për qarkullimin e rregullt të gjakut në vena.

-          Kur do ndalosh?! Më pyeti…

-          Unë nuk do të ndalem.

-          Jo deri sa të ndihem e përmbushur! Kurrë.

Sepse me anë të vizionit tim, unë nuk kërkoj asgjë, por ...

Përqafimin e mirëseardhjes së ngrohtë me duart e mbështjella tek ti!

Desantila

Comments

  1. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...