Skip to main content

Asaj!



Mamit...

(Sepse cdo gjë nis e mbaron me ty, si ky vit!)

Për cdo ditë, në cdo vit, në cdo stinë, ti je fillimi dhe mbarimi, je gjithcka unë jam! Je i vetmi person që më burgos fjalët, por dije që me shpirt, të kam ndërtuar një mbretëri!
Faleminderit që më ke dhënë jetën dhe që je kujdesur për mua gjatë 9 muajve brënda teje e gjatë 28 viteve krah teje.

Pse njerëzit cuditen kur unë them se jam me fat që të kam?! Të gjithe ndihen me fat fundja...
Ti ke qënë aq sa jam unë sot, kur jeta të mori njeriun më të shtrenjtë, nënën tënde, e prej asaj dite, unë u bëra globi yt dhe ti forca ime. U rritëm bashkë të dyja...

Jam e sigurtë që asnjëherë nuk e kam shkruar faktin që jashtë cdo buzëqeshjeje, brënda cdo emocioni, në cdo fjalë dhe në cdo hap, është një mburojë që askush nuk ma njeh. Njëherë më ke thënë se një njeri nuk ka nevojë për ideale por për udhëzime, e ndoshta ti ende nuk e di që unë zgjodha idealin të udhëzuar nga ti.

Ti më mësove ambicien, forcën dhe këmbënguljen. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse që nuk kam ndjekur shëmbullin e rëndomtë për të të bërë ty boshtin tim, por më ke dhënë hapësirën për të krijuar një imazh timin, të zhveshur nga ndikimet e tua, sepse nëpërmjet rrugës së gjatë ti më ndërtove modelin e brëndshëm të një njeriu që pasuri të patundshme ka vetëm zemrën.
E kam vjedhur nga ti aftësinë e të pasurit një rreth të dashur në tavolinën e jetës, ti jep aq shumë e mbledh dyfish, ndaj je e shëndetshme.

Ti je pika ime e fortë, je zëri që dua të dëgjoj kur jam e lumtur, kur shijoj suksesin, kur shpërthej në të qeshura, kur adrenalina e lumturisë më vjedh vëmëndjen, kur jam e ndjeshme... të dua ty aty, në krah, dhe me zemër do të mbaj gjithmonë larg nga trishtimet e mia, nga cdo gjë që do të më bëjë të tërhiqem, prej cdo pengese apo dhimbje, sepse e di që ti më ke injektuar një stuhi më të fortë se të gjitha, gëzimin ndaje me të gjithë, trishtimin mos e bërtit!

Je personi më energjik që kam njohur, nuk e di si ja bën dhe kush është realisht ajo forcë që fshihet brënda teje, por sinqerisht të përulem, me ndërgjegje them, nuk jam as gjysma jote. Të gjithë do të donin një njeri si ty në jetë, një njeri që është gjithmonë gati për ti ndihmuar të tjerët, një njeri të butë e të fortë njëkohësisht, që përkushtohet pa marrë parasysh që jeta në thelb përbëhet edhe nga pengesat, por ti ke rregullat e tua, që deri më sot, askush nuk ti ka tjetërsuar.
Të gjithë, e mbi të gjithë, unë, do të donin një njeri që ti dojë plotësisht pavarësisht nga ajo cfarë zgjedhim të bëjmë, nga gabimet që përqafojmë, dhe kjo është pesha e dikujt me vlera floriri.


Ka një lidhje të heshtur midis ne të dyjave, është fija më e fortë në botë, është momenti i shkëputjes në lindje, për të qënë më të forta se kurrë bashkë në jetë.

Desantila 

Comments

  1. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të dëgjuesit. Nj

Bisedë këmbëzbathur…

Ulur në bregun e një gjiri që me siguri një emër duhet ta ketë, mbështillem me veten dhe mendoj se si koha e humbet reputacionin në një gjendje të tillë. Gjysëm diell, erë e lehtë, hije e rënë në shkëmb, një pullë e këmishës mbërthyer, këmbëzbathur! Rrëkëllej një gotë, bashkë me mendimet që më ngacmojnë me praninë e tepruar të tyre edhe pse përpiqem ti hutoj. Mendimet nuk i binden më urdhrave! Dorëzohem. Me dëshirën për të hequr qafe "gjërat" e panevojshme sa më shpejt të jetë e mundur, guxoj ti bëj dhuratë në xhepat e të tjerëve elementët e ndërgjegjes. Sa lehtë do ndihesha nëse nuk do të peshonin cdo ditë në mua. Jam në një botë që nuk sheh së jashtmi por është e brendshme, që merr formë nga mendimi i cili nuk kumbon, por përhapet si valë në vetvete. Qënia ime bart ankth si torbë e marrë në piknik. E lëshoj. Një moment paqeje që nuk luftoj me fjalët, një ritëm i heshtur i përkundur me zhurmën e valës së detit që më mbërriti deri tek gishtërinjtë. I vetmi film me ngjyra

Të të kem edhe njëherë më shume se kaq…

Ne kemi më shumë brenda vetes sesa ajo që japim, e ruajmë si më të fortën armë, si më të cmuarën vlerë, e ruajmë veten për ditët ku do të na duhet të vihemi në provë. Kur jeta na ul me këmbë në tokë e na merr në pyetje, na vendos përballë një ndjesie që në vetvete është pasqyrë të cilën kemi refuzuar ta shohim… Atëherë ne zhvishemi! Heqim dorë nga të qënurit të paralizuar dhe mbajmë në shpatull forcën e të qënurit pikërisht ne! Zgjedhim të marrim edhe shije te hidhur, provojmë lot, ndjejmë zemërim, trishtim, mblidhemi grusht në guackën e errët për aq sa na duhet e prapë brenda vetes e gjejmë rrënjën dhe dritën. Ka një magji në padijen se c'do na ndodhë më pas dhe më e bukura qëndron te forca për të mos patur me vete frikën të provosh përsëri. Të duash, të dish të duash, të duash edhe pa ditur e të jesh e plotë aty, të prekesh të gjitha, mjafton të të bëjnë të lumtur. Ne njohim veten tonë më të bukur vetëm kur jemi të aftë të duam, të ngjashme me zotërimin e gjithë botës në shpirt.