Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.
Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj të njëjtën gjë përgatis vendin ku do të ulesh, kur të vish.
Jam mirënjohëse për çdo mësim që më ke dhënë, për çdo moment kur më mësove të pres pa ngut, të duroj pa u thyer dhe të besoj edhe kur drita kishte humbur rrugën në horizont. Ti më dhe forcën të kuptoj se dhimbja është thjesht një mësues i veshur me rroba të zeza, por gjithmonë sjell një dhuratë në duar. Ti ke mësuar të jesh e pranishme. Të qeshësh pa frikë, të qash pa turp, të ndjesh thellë.
Jam krenare për ty, sepse më në fund ke mësuar të jesh streha më e sigurt për shpirtin tënd. Ti e di tashmë se bota ndryshon, njerëzit vijnë e shkojnë, por dashuria për veten mbetet si një dritë që asnjë natë nuk mund ta shuajë. Ti je ajo që gjithmonë kam ëndërruar të jem. Dhe çdo pengesë, çdo dështim, çdo përqafim i humbur, çdo fjalë që nuk u tha në kohë të gjitha më sollën drejt teje. Ti je dëshmia e gjallë se jeta me gjithë rrugicat e saj të papritura, ia vlen të jetohet. Sepse në fund, ti nuk je thjesht një njeri me role por një shpirt që ka zgjedhur të jetojë me dashuri, jo me frikë.
Ndoshta takimi ynë do ndodhë
një mbrëmje, kur qielli të jetë lodhur së qeni blu dhe do të ulë krahët mbi
qytetin tim, pa zhurmë. Ndoshta në një kafe bosh, ku do të shfaqesh pa zhurmë
dhe do ulesh përballë meje, dhe do më shikosh drejt e në sy, si një mik që kam
dashur të njoh gjithë jetën.
Ndërkohë që të pres, ndjej se
gjithçka po bëhet e qartë. Kam filluar të kuptoj se pritja nuk është një
boshllëk. Nuk është një ndjesi humbjeje, por një hapësirë e hapur për mundësi.
Kjo kohë, kjo hapësirë, është një dhuratë që më lejon të rritem dhe të evoluoj,
të krijoj çdo ditë një version më të mirë të vetes time. Pritja ime është bërë
një mundësi për të zbuluar se kush mund të jem kur e gjithë kjo do të mblidhet
në një moment të vetëm.
Pritja ime ka marrë formën tënde, duke parë me sytë e tanishëm atë që dua të ndërtoj nesër. Para vetes ndjej se cdo ditë plotësoj një mur të kështjellës që dua të jetoj. Mirësevjen në zemrën e asaj që ju desh rrugë të mbërrinte tek ti. Nuk do të jemi më dy të huaj që po kërkojnë njëra-tjetrën. Do të jemi dy pjesë të një historie të përbashkët, që është shkruar qetësisht në çdo ditë të pritjes.
Me mirënjohje të pafund për
gjithçka që ishim, gjithçka që u bëmë, dhe gjithçka që ende po rritemi të jemi.
Nga unë me dashuri.
Pasi që isha në një lidhje me të për shtatë vjet, ai u nda nga unë. U përpoqa me të gjitha forcat ta ktheja, por gjithçka ishte kot. Doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të dhe iu luta me gjithë zemër, i bëra premtime, por ai refuzoi. Kontaktova një magjistar me emrin DR Dawn, i cili mund të më ndihmonte të hidhja një magji për ta rikthyer, por unë jam lloji i personit që nuk besonte kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të provoja. I dërgova një email magjistarit dhe ai më tha se nuk kishte problem, se gjithçka do të ishte mirë brenda dy ditësh dhe se ish-partneri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Ai e bëri magjinë dhe çuditërisht, ditën e dytë, ishte rreth orës 4:00 pasdite. Ish-partneri im më telefonoi, i zgjidhëm mosmarrëveshjet tona dhe tani jemi të lumtur së bashku. Kushdo që mund të ketë nevojë për ndihmën e një magjistari mund t'i dërgojë email në (dawnacuna314@gmail.com) ose në /WhatsApp në: +2349046229159
ReplyDeletePër magjinë e ribashkimit.
Për magjinë e shtatzënisë.
Magjinë fituese të lotarisë.
Çështjen fituese të gjyqit.
Bimë për të trajtuar të gjitha llojet e sëmundjeve si,
HIV, AIDS, kancer, herpes dhe më shumë.