Skip to main content

Një zemër në krye!

Ka një udhë që nuk e njeh hartën, por megjithatë na çon gjithmonë në vendin e duhur. Ajo nuk ndiqet me sy, as me këshillë. Është një shtysë e qetë, një thirrje e butë që vjen nga brenda jo si urdhër por si intuitë.

Ka vendime që duken të gabuara për botën, por të vetmet të drejta për shpirtin. Ka ndalesa që duken humbje kohe, por në to rritet njeriu. Ka sakrifica që nuk shihen, por janë themeli i dashurisë. Janë ato zgjedhje që nuk i thotë mendja, por ndodhin sepse diçka e padukshme i thërret.

Aty ku logjika bën llogari, ajo bën vend. Eshtë ajo që fal kur krenaria ngre zërin, është ajo që hesht kur duhet heshtur, por dridhet kur diçka nuk është e ndershme. Është barometri i së vërtetës njerëzore, i pathënë, por i pandryshueshëm. Nuk është rregull, është prani. Një qetësi që të tregon rrugën pa zë.

E njohim në vendimet që s’kanë logjikë, por që sjellin paqe. Në zgjedhjet që duken të çmendura, por na bëjnë më njerëzorë. Në momentet kur zgjedhim të qëndrojmë, kur do ishte më lehtë të iknim. Kur japim, edhe pse askush nuk pret. Kur duam, edhe kur nuk na kuptojnë.

Nuk do ta gjesh të ulur në tryezat ku vendosen fatet e mëdha. Por gjithmonë është aty, në prapaskenë, duke pëshpëritur një të vërtetë që nuk ka nevojë për zë: se njeriu nuk drejtohet nga ajo që mendon, por nga ajo që nuk mund të mos ndjejë.

Shpesh, ndjekja e saj është e vështirë. Nuk ka udhëzime. Nuk premton sukses, as lavdi. Por premton përmbushje. Jo një fitore mbi të tjerët, por një pajtim me vetveten. Një heshtje e thellë që të thotë: bëre atë që duhej, edhe nëse askush s’e pa.

Dhe çuditërisht, në kaosin e botës, ajo është e vetmja që nuk e humb kurrë busullën.

Sepse ajo nuk udhëheq për të dominuar por për të kthyer njeriun tek vetja. Në një botë që kërkon gjithnjë më shumë zë, ajo flet me ndjenjë. Në një kohë që mat çdo gjë me shpejtësi, ajo qëndron. E padukshme, por e gjithpranishme. E thjeshtë, por më e thella nga të gjitha.

Një prani që s’ka nevojë të shpjegohet. Sepse kur e ndjek, e di.

 

Comments

  1. Dëshmi

    Isha ​​plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
    Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
    Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.

    Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:

    ✅ Magji Dashurie
    ✅ Magji Shtatzënie
    ✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
    ✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë

    📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
    Telefon/WhatsApp: +2349046229159

    Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

Unë e bërtas veten!

Kam mësuar të mos hesht, as të qëndroj aty në cepin e jetës duke pritur kokulur se cdo të ndodhë, kam mësuar të mos ulem e sodis veten që thjesht frymon. Kam mësuar të bëj shfaqje e të vjedh vemendje edhe nëse jam mes qindra njerëzish dhe zhurmën ta kthej nga vetja. Kam dashur të jem qendra e botës dhe ja kam bërë vetes të lehtë për të mbërritur pikërisht aty ku kam dashur. Por më shumë se kaq, kam mësuar që të mos friksohem nga pasiguria, as nga ato momente kur gjithçka duket si një labirint ku humbas orientimin. Kam kuptuar se jetët tona shpesh ngjajnë me një teatër të pashmangshëm, ku secili prej nesh është një aktor që luan rolin e vet por pa ditur fundin e shfaqjes. Dhe, ndonjëherë, kur dritat janë fikur dhe përfundojnë duartrokitjet, e vetmja gjë që mbetet është të frymosh thellë në errësirën e vetmisë dhe të marrësh udhë të reja. Kam mësuar që t’i pranoj gabimet si shenjë e shërimit, të kuptoj se ato janë si gurët e hedhur në lumë të pavlerë për ata që refuzojnë të shohin p...