Skip to main content

Do të qeshim përsëri...


Kur jeta të të shtyjë me të dyja duart, e trotuarit të jetës shpatullat të të kërrusen, ulu e qaj, qaj në dënesë derisa dhimbja të të përqafojë në gjumë. Mos ju fshih lotëve, ato do të të gjejnë, një ditë do të ndalen edhe rrugës tënde.



Do t'i lutesh vetes për të fjetur mëndjen prej zhurmave të ditës por vetja në cepin e jastëkut do të të tradhëtojë në një lot, mos u tremb, një ditë të gjithëve do të na dhëmbë e ngashërimit do ti biem në prehër.

Do të ketë ditë-lumtura plot e jeta do të na buzëqeshë me bujarinë e zemrës, do të ketë jetë në shkëlqimin e syve e do të ketë shpirt edhe në një buqetë lulesh pa arsye, do të qeshim shumë e në një filxhan aromash do të dehemi në gëzim.

Do të njohim të gjithë nga pak cdo ditë një libër a një histori, një trishtim a një gëzim, do të lutemi me sytë qiellit për dëshira shpirti e me kryet ulur do të lëshojmë edhe lot.

Do të jetojmë, për aq sa dhimbja e gëzimi të jenë të gjalla e për aq kohë sa në kockat e forta të dëshirave të shtrëngojmë zemrat.


Nuk është asnjeherë dhimbja vec e tjetrit, kurrsesi gëzim nuk ka vec një njeri, në ciklin e cdo dite të jetës do të rrotullohemi prap unë edhe ti, ndaj lutem thjesht duaj në aq sa mundesh e në mundesh mos ushqe urrejtje, mos i zgjat duart për të shtyrë askënd larg vetes as hidhërimit mos ju shtrëngo në përqafim, nëse mundesh thjesht duaj...nëse mundesh qaj, por mos i kthe shpinën botës, jetës së shkurtër mos i mbaj mëri, qaj e një ditë do të qeshësh me gëzim përsëri.

Comments

  1. "Do të njohim të gjithë nga pak cdo ditë një libër a një histori, një trishtim a një gëzim, do të lutemi me sytë qiellit për dëshira shpirti e me kryet ulur do të lëshojmë edhe lot" .
    Gjeta mendimet dhe ndjenjat e mia te sistemuara kaq bukur ne fjale. ❤️

    ReplyDelete
  2. Sa fjale te bukura.Do te jetojme per aq sa dhimbja dhe gezimi te jene te gjalla e per aq kohe sa ne kockat e forta te deshirave te shtrengojme zemrat.Je unike

    ReplyDelete
  3. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete
  4. Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +2348032246310 ).

    Ai u specializua në magjitë e mëposhtme:

    *MAGJITË DASHURIA
    *MAGJITË MARTESORE
    *MAGJITË E PARAVE
    *MAGJITË E BUKURISË
    *MAGJITË E PASURISË
    *MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
    *MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
    * SPELL KAZINO
    *HIQ SPELJET E MALLKIMIT
    *MAGJITË MBROJTJES
    *MAGJITË E LOTARISË
    *MAGJAT E FATIT
    *MAGJAT E Pjellorisë

    ReplyDelete
  5. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...