Skip to main content

Mezi prita të vij...

... ka dicka në pamjen tënde sot, ka dicka në heshtjen tënde që flet e ulëret, ka zhurmë e një ndjesi lëshon në ajër!
Erdha të të vesh në besimin se unë nuk di të shkoj, kam ardhur për ty e do të qëndroj.  Kam mbërritur në pragun tënd e nuk dua të iki larg, jam lodhur nga dëshira për të t'i zbrazur prej cante gjithë këto gërma! Mezi prita të vij... E tani nuk do të shkoj më!

Nuk dua t'i qëndroj larg ndjesisë tënde, ti m'a boshatis shpirtin në një ikje, më ngjall mornica të ftohti e më gulcon trupi ankth. Nuk dua të ndjesh ndonjëherë se më ke humbur! Ti nuk përbën një plagë të shkuar, ti je përherë fluturat  në stomak, ajo lloj prekje që ngjan me shkëputjen e stinëve, ai lloj dimri që than deri në palcë! Bëra rrugën deri tek ti për të mos ikur më larg! Në gjithë këto kilometra, ti ishe destinacioni i fundit i cdo tabele, ti je mbërritja ime.

Erdha të të vesh me besimin se të duash është ende një gjë e bukur në botën e të gjallëve, të duash është forcë, të të rikthej edhe njëherë në jetë një të qeshur prej shpirti.  Mbështetem tek ty dhe ti thua njëmijë fjalë me heshtje! Unë nuk dua të të thyej paqen tënde të dukshme, dua të qëndroj kështu, në mendimet e fundit të darkës, të të shuaj cdo pikëpyetje që të trullos mëndjen, vetëm duke të të thënë, mezi prita të vij, tani nuk do të shkoj më!



U thjeshtuan të gjitha rrugët, dyert u gjetën hapur, cdo fjalë u mbyt në këtë cast, gjithë të shkuarat i dogjëm pa asnjë peng, për kaq! Nuk n’a duken zemrat, as ëndrrat nuk kanë fjalë, por ka dicka në heshtjen tënde që  syresh po të pëlcet zemra t’a thuash:
“Të lutem, qëndro, më je lumturi…”

Një dozë pluhur ari m’u magjeps fytyrës, e vetmja shije që ndjeva nga kjo thyerje-heshtje ishte e ëmbël!  Erdha të të vesh me besimin se të duash është ende një gjë e bukur në botën e të gjallëve, të duash është forcë, të të rikthej edhe njëherë në jetë një të qeshur prej shpirti. 

Mezi prita të vij... E tani nuk do të shkoj më!

Comments

Post a Comment

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

Unë e bërtas veten!

Kam mësuar të mos hesht, as të qëndroj aty në cepin e jetës duke pritur kokulur se cdo të ndodhë, kam mësuar të mos ulem e sodis veten që thjesht frymon. Kam mësuar të bëj shfaqje e të vjedh vemendje edhe nëse jam mes qindra njerëzish dhe zhurmën ta kthej nga vetja. Kam dashur të jem qendra e botës dhe ja kam bërë vetes të lehtë për të mbërritur pikërisht aty ku kam dashur. Por më shumë se kaq, kam mësuar që të mos friksohem nga pasiguria, as nga ato momente kur gjithçka duket si një labirint ku humbas orientimin. Kam kuptuar se jetët tona shpesh ngjajnë me një teatër të pashmangshëm, ku secili prej nesh është një aktor që luan rolin e vet por pa ditur fundin e shfaqjes. Dhe, ndonjëherë, kur dritat janë fikur dhe përfundojnë duartrokitjet, e vetmja gjë që mbetet është të frymosh thellë në errësirën e vetmisë dhe të marrësh udhë të reja. Kam mësuar që t’i pranoj gabimet si shenjë e shërimit, të kuptoj se ato janë si gurët e hedhur në lumë të pavlerë për ata që refuzojnë të shohin p...