E shkuara dhe e ardhmja u takuan sot tek ne! Cudi se si u përplasën të dyja kohët në shikimin tonë! Edhe të kisha pritur aq gjatë po kurrsesi se do të vije tani, pikërisht tani që të kam harruar e nuk mbaj mënd ato detaje për të cilat dikur cmëndesha... Sa cudi në fakt, sot të shoh ftohtë, po prap më cmënd dreqin, je ndjellës ti! E nuk më zgjon asnjë ndjesi të vjetër, do ishte monotoni e do bija shpejt në këmbët e saj. Nuk ishte koha e duhur, as ne kurrsesi nuk ishim të duhurit po krijuam një mur të fortë bashkë... Të gjithë gurët binin drejt e në tokë thërrmuar copash pasi na godisnin, se të tillë e ndërtuam ne! Unë rebele, ti kokëfortë! Edhe plumbi mbeti një gëzhojë kur erdhi drejt e mesin e heshtjes time... Sepse isha nisur për tek ti, ndihesha e pamposhtur! E prap njësoj do vija... Do të vija me hap të qetë, të sigurtë, në një territor ku e di se ku janë fshehur minat nën dhe... Do vija e veshur hollë sepse kam mjaftueshëm mendime që më mbajnë ngrohtë pë...