Më zyri frymën heshtja. Përpiqeshim
të mos shihnim njëri-tjetrin në sy e ti jepnim një kuptim cdo objekti që
ndodhej përreth. Kafes time i erdhi fundi nga boshllëku i fjalëve. Sa ndjesi e
cuditshme është lamtumira! Ti mban brënda vetes një thes me fjalë e në prani të
tjetrit ti i lidh grykën shpirtit duke e mbytur në dy gërma, eh!
Po prisja të ikja sa më shpejt,
si dicka që do ta zhdukësh një orë e më parë, unë po përpiqesha të hidhja
kujtimet diku larg meje, ku të mos i shihja më kurrë. Kërcitja e takës time
plot stress lëshonte në ajër një nervozizëm të pashoq.
Kështu pra…
Shfryva si një balonë fjalët sa për
të thënë se duhet të ngrihemi prej aty! Ti ngultas më shihje cdo veprim. Me sy
sikur doje të më thoje, pse? Pse po ikën?
E di kur një person të bëhet i
urryer, ja vesh gjithë të këqijat, të duket sikur cdo minutë me të është tmerr
për shpirtin, sikur ajri të ngushtohet e kërkon hapësirë gjetkë për të mbyllur
sytë e të thuash me vete, më në fund!
Brënda meje bëhet luftë, jashtë
lulëzon paqja. Të më shohësh pandeh se jam ëngjëll zbritur në tokë e krahët i
kam të padukshme, një aureolë drite më shoqëron në cdo cep. Brënda vetes vloj. Lëshoj
helm në mendimet e mia për ty, madje jam duke të të shtyrë më sa fuqi kam duke
të të përplasur me zhurmë larg vetes time. Ndërkohë në një fragment sekondi
shihemi në sy, unë buzëqesh, ti ul kryet!
Unë nuk kam dashur të të urrej, në
asnjë ylber nuk e kam numëruar ngjyrën e zezë si element të saj, po ti doemos
doje të ishe i tillë. Do të doja shumë të isha ruajtur prej kësaj ndjesie, por
nuk e dija që goditja do të ishte për të mos më ndihmuar të ngrihem. Do jepja
gjithë kohën e botës për të hequr ty trishtimin që ma lëshove si një cantë
hedhur supeve, duke më rënduar rrugën.
Mbrëmë mblodha cdo grimë që kish
mbetur prej të dashurave kujtime të mira, ditëve kur ti ishe ai që më bërë më të
fortë me gjithë zemrën që më fale, ditën kur më lëshove në duar urrejtjen si
gurë, atë cast u bëra e pandalshme…
Mbyta brënda vetes cdo helm për të
mos goditur ty aq fort sa e meriton! Arrita të duroj edhe një dhjetë minutësh përballë
teje duke të të parë ngultas. Ti prej stresit, fërkoje duart e rrotulloje sytë…
C’do bëjmë?- më pyete.
Atë që ti nuk mundesh, të ikim prej njëri-tjetrit, të urrehemi në heshtje,
jashtë të bëjmë paqe!
Desantila, na kenaqe! Jam e sigurt qe je po kaq e paster dhe shpirtdasheshe sic eshte cdo shkrim i yti❤❤! Njeru te ben te lotosh ,tjetri te ben te te shkelqejn pak syte tek cepi i tyre nga lumturia❤❤! Jam e sigurt qe ashtu si une cdo njeri e gjen veten ne shkrimet e tua dhe me lejo te te them je nder me te preferuarat e mija! Te perqafoj shume dhe faleminderit qe ndan me ne te tilla copeza lumturie����
ReplyDeleteMe kenaqe ti!
DeleteKa dite kur nuk jam dhe aq ne humor te mire per te shkruar e ndodh qe me pyesin: Po sot, c'do na shkruash?! Dhe aty kuptoj qe realisht aty marr shtyse.
Padyshim ti ma zbukurove diten sot. Faleminderit ty!