Skip to main content

Fuqia e Fjalës!




Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar.

Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen.

Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të dëgjuesit. Një fjalë e thënë keq nga dikush mund të bëjë dëme të pariparueshme. Pyet ndonjë fëmijë që është abuzuar verbalisht ose ndonjë bashkëshort që është nënvlerësuar.
Njerëzit paguajnë të dëgjuar folës motivues, unë vetë kam parë online shumë fjalime të TedX, një prej tyre që e shquaj përherë është edhe Sheryl Sandberg(COO e Facebook).

Duke dëgjuar fjalët e dikujt është po aq e rëndësishme sa të folurit e tyre. Kam vënë re se njerëzit më të pa-lumtur janë ata që kurrë nuk kanë zotëruar aftësinë për të folur me dikë në një mënyrë civile. Unë i kam përdorur fjalët e mia për të kritikuar një të huaj në rrugë i cili po keqtrajtonte një kafshë, kam kritikuar dikë që më ka penguar rrugën duke parkuar paralel dy, pasi kam pritur 20 minuta për të dalë, kam thënë me plot gojën për disa gjëra se kjo gjë është gabim dhe nuk do ta bëj, nuk kam bërë kompromis me asgjë që bie në kundërshtim me ato cka unë mendoj, kam debatuar, kam kërkuar me ngulm të bëhet sic duhet dicka, e në qoftë se kjo  më bën  frikësuese, kështu qoftë. 

Fjalët synojnë  të thuhen dhe të ndahen me njerëzit. Ne të gjithë kemi të njëjtën sasi të tyre. Fusha e lojës është niveli. Pra, nëse ju qëllon të më hasni mua dhe të më silleni vrazhdë, unë do të përdorë fjalët e mia për të të bërë të ndihesh i kënaqur që më takove, madje gjithashtu do të të bej me dije se dukesh shumë bukur sot, që të kesh një buzëqeshje të madhe për gjithë ditën.


Desantila.

Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...