Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin.
Më thuaj si është të të duan e jo
vetëm kaq, ma trego!
Më trego si merr ngjyra fytyra
ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin
aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta
njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një
moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë
jetë zemrës?
Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time?
Duke të të dashur ty, mësova se qënkam
egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në përqafime të heshtura me dëshirën
për të qëndruar aty përgjithmonë. Duke të të dashur ty, mësova lirinë, më të
shtrenjtën ndjesi në botë! Dhe nuk do doja ta humbisja veten jashtë kësaj lirie
me frymë të plotë, si ajri në një ditë pas shiu, ku e vetmja dëshirë prej
shpirti më vjen të të kem pranë e të të përqafoj fort. Si nuk i humbet ngjyrat
njeriu edhe në ditë të trishta? Ende nuk e kemi kuptuar që dashuria vjen kështu,
si shtëpizë e ndërtuar brenda nesh, si strehëz ku zgjedhim të flemë me ëndrra
plot.
Unë e di që të duash është njësoj
si të flasësh për veten!
Si të ta them kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e
lëkurës time?
Comments
Post a Comment