Skip to main content

Për herë të fundit...


Më zyri frymën heshtja. Përpiqeshim të mos shihnim njëri-tjetrin në sy e ti jepnim një kuptim cdo objekti që ndodhej përreth. Kafes time i erdhi fundi nga boshllëku i fjalëve. Sa ndjesi e cuditshme është lamtumira! Ti mban brënda vetes një thes me fjalë e në prani të tjetrit ti i lidh grykën shpirtit duke e mbytur në dy gërma, eh!

Po prisja të ikja sa më shpejt, si dicka që do ta zhdukësh një orë e më parë, unë po përpiqesha të hidhja kujtimet diku larg meje, ku të mos i shihja më kurrë. Kërcitja e takës time plot stress lëshonte në ajër një nervozizëm të pashoq.

Kështu pra…
Shfryva si një balonë fjalët sa për të thënë se duhet të ngrihemi prej aty! Ti ngultas më shihje cdo veprim. Me sy sikur doje të më thoje, pse? Pse po ikën?
E di kur një person të bëhet i urryer, ja vesh gjithë të këqijat, të duket sikur cdo minutë me të është tmerr për shpirtin, sikur ajri të ngushtohet e kërkon hapësirë gjetkë për të mbyllur sytë e të thuash me vete, më në fund!

Brënda meje bëhet luftë, jashtë lulëzon paqja. Të më shohësh pandeh se jam ëngjëll zbritur në tokë e krahët i kam të padukshme, një aureolë drite më shoqëron në cdo cep. Brënda vetes vloj. Lëshoj helm në mendimet e mia për ty, madje jam duke të të shtyrë më sa fuqi kam duke të të përplasur me zhurmë larg vetes time. Ndërkohë në një fragment sekondi shihemi në sy, unë buzëqesh, ti ul kryet!
Unë nuk kam dashur të të urrej, në asnjë ylber nuk e kam numëruar ngjyrën e zezë si element të saj, po ti doemos doje të ishe i tillë. Do të doja shumë të isha ruajtur prej kësaj ndjesie, por nuk e dija që goditja do të ishte për të mos më ndihmuar të ngrihem. Do jepja gjithë kohën e botës për të hequr ty trishtimin që ma lëshove si një cantë hedhur supeve, duke më rënduar rrugën.


Mbrëmë mblodha cdo grimë që kish mbetur prej të dashurave kujtime të mira, ditëve kur ti ishe ai që më bërë më të fortë me gjithë zemrën që më fale, ditën kur më lëshove në duar urrejtjen si gurë, atë cast u bëra e pandalshme…
Mbyta brënda vetes cdo helm për të mos goditur ty aq fort sa e meriton! Arrita të duroj edhe një dhjetë minutësh përballë teje duke të të parë ngultas. Ti prej stresit, fërkoje duart e rrotulloje sytë…

C’do bëjmë?- më pyete.

Atë që ti nuk mundesh, të ikim prej njëri-tjetrit, të urrehemi në heshtje, jashtë të bëjmë paqe!

Comments

  1. Desantila, na kenaqe! Jam e sigurt qe je po kaq e paster dhe shpirtdasheshe sic eshte cdo shkrim i yti❤❤! Njeru te ben te lotosh ,tjetri te ben te te shkelqejn pak syte tek cepi i tyre nga lumturia❤❤! Jam e sigurt qe ashtu si une cdo njeri e gjen veten ne shkrimet e tua dhe me lejo te te them je nder me te preferuarat e mija! Te perqafoj shume dhe faleminderit qe ndan me ne te tilla copeza lumturie����

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me kenaqe ti!
      Ka dite kur nuk jam dhe aq ne humor te mire per te shkruar e ndodh qe me pyesin: Po sot, c'do na shkruash?! Dhe aty kuptoj qe realisht aty marr shtyse.
      Padyshim ti ma zbukurove diten sot. Faleminderit ty!

      Delete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...