Skip to main content

Dua të duhemi në të njëjtën kohë!

Dua të duhemi, jo të të dua vetëm unë, as të më duash vetëm ti! Jo të kem vrull e ti të mos nisesh, jo të duash ti e unë të zhdukem. E dua të jetë prej nesh, të më tërheqë, të më bëjë kurioze, të më lërë pa gjumë, të më trishtojë, t’ja ndjej të gjitha shijet! Po, po e dua me shije! Sepse ti je përbërja ime e preferuar!

Si je i gatuar kështu? Me cpërzierje e ke shpirtin që e pëlqej kaq fort? Unë di që jam e shtrydhur prej limoni, të jap një vrenjtje fytyrës kur më provon, di që kam të fortë edhe prezencën, e të vështirë e ke kur nuk jam.  Ti je rreshti i parë vëzhgues i bëmave të mia, unë jam impakti i shikimit tënd. Ti nuk je kohë, je i pamatshëm. Nuk e paskam ditur që ti je kaq afër gjithckasë time konturuar me dëshira të herë pas hershme!

Me ty harroj! Nuk di se cështë të mendosh kur të kam pranë. Nuk ndjej as mungesë as trishtim për të kërkuar më shumë, as për nesër nuk mendoj dot kur të kam ty. Ti më jep  një gjëndje paqeje, sic është deti i qetë e syri nuk ngopet në heshtjen e tij! Ti ma bën jetën të dashurueshme! Ti ma bën dashurinë jetë!Nëse do zhvishemi prej cdo arsye që larg na e mban shpirtin, do të mbështilleshim me dashuri, atë të të dyve! I kemi njohur vetes atë pasuri që deri sot, nuk do ta shisnim kurrë, e nëse për një motiv do të bëheshim të prekshëm, do të ftoja të qëndroje në hollin e zemrës time.

Ta pranoj se ti ke qënë përherë ai që ma bën shpirtin thërmijash, të të dua tani e të mos duhet të të pres asnjë minutë më shumë, sepse larg teje nuk jam më unë, por të qëndroj tek ty, duke të pëshpëritur veshit se ti je vendi im i preferuar, ti ma bën botën të dashurueshme, ti  ma bën dashurinë jetë!Dua të të shoh tani, pa pritur as një minutë, duke fshirë cdo gjë tjetër në një ditë të rëndomtë, të përqafohemi fort, pa dhënë asnjë premtin, vetëm të puthim shikimet në një, ashtu si akrepat e dymbëdhjetës!


Dua të duhemi në të njëjtën kohë, sepse nuk dua ta humb kohën duke të të dashur e më pas urryer e në fund ti të kthehesh tek unë i penduar. Të kursejmë një skenar të njohur… le të duhemi direkt e në skenën e fundit … të duhemi në të njëjtën kohë, të duhemi në fund të dy!

Desantila

Comments

  1. Nuk jane shkrime alla "Brunilda Zllami, Nicholas Sparks, Danielle Steel". Nuk shkruhet per dashuricka, telenovela apo ndodhi te ripara ne pafundesi. Shkruhet bukur per nje fluks ndergjegjeje qe dikush e kupton perciptazi, dikush tjeter i shkon pertej. Je nje artizane fjalesh Desantil dhe une ashtu sikurse shume te tjere jemi te lumtur te lexojme ate pak pjese te introspektives tende servir. Te do Deni fort!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jam e lumtur qe te kam gjetur! Ne kete jete me mungonte nje mendje si e jotja. Te dua edhe me fort.

      Delete
  2. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete
  3. Emri im është Elfrida. Kur burri im më la, isha i shokuar dhe i zemëruar dhe nuk e mbajta veten për shumë muaj. Bëra gjithçka që munda për ta kthyer atë, por pa dobi. U nisa për në një qytet tjetër me shpresën se do të mund të filloja përsëri. Takova një burrë tjetër me të cilin u përpoqa të isha me të, por nuk funksionoi sepse nuk mund ta dashuroja. E dija që ende dua dhe dua që burri im të kthehet tek unë. Kështu që fillova të kërkoja ndihmë dhe më pas gjeta MAGJIKËN E BARDHË, nga pikëpamjet e ndryshme që kisha lexuar. Ne biseduam dhe e bëra të kuptonte gjithçka që duhej të dija, besova në të dhe ndoqa procedurat. Ai punoi për mua dhe rivendosi dashurinë dhe lidhjen mes meje dhe burrit tim, dhe vetëm pas 48 orësh siç premtoi, burri im po më kërkonte dhe filluam të flisnim, dhe ai erdhi të më shihte ku jam, dhe bëmë gjëra u ngritëm dhe u bëmë përsëri të lumtur së bashku. WHITE MAGIC është i besueshëm dhe mund t'ju ndihmojë nëse e kontaktoni për ndonjë gjë. Thjesht dërgojini atij një SMS me email: findritualforlife@gmail.com
    Ose WhatsApp: { +2349046229159 }
    { +3550685677099 }

    ReplyDelete
  4. Hej, jam shumë e emocionuar që martesa ime e prishur është rivendosur dhe burri im është kthyer pasi më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër. Pas 8 vitesh martesë, unë dhe bashkëshorti im u grindëm derisa më në fund më la dhe u transferua në Kaliforni për të qenë me një grua tjetër. Ndjeva se jeta ime kishte mbaruar dhe fëmijët e mi mendonin se nuk do ta shihnin më babanë e tyre. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët, por dhimbjen që më torturonte zemrën nuk e kontrolloja dot. Zemra ime ishte plot shqetësime dhe dhimbje, sepse isha vërtet e dashuruar me burrin tim. Unë mendoj për të çdo ditë dhe natë dhe gjithmonë dëshiroj që ai të kthehet tek unë. Isha shumë i mërzitur dhe kisha nevojë për ndihmë. Kështu që kërkova ndihmë në internet dhe hasa në një faqe interneti që thotë whitemagicmaster. , Kështu që u ndjeva sikur duhej të provoja. E kontaktova dhe ai më tha se çfarë të bëja dhe e bëra, më pas ai bëri një (magji dashurie) për mua. 28 orë më vonë bashkëshorti im më thirri vërtet dhe më tha se më mungonte shumë unë dhe fëmijët. Kaq e pabesueshme!! Kështu ai u kthye me dashuri dhe gëzim në të njëjtën ditë dhe kërkoi falje për gabimin e tij dhe për dhimbjen që më kishte shkaktuar mua dhe fëmijëve. Pastaj, që nga ajo ditë, martesa jonë ishte tani më e fortë se më parë, e gjitha kjo falë whitemagicmaster. Ai është kaq i fuqishëm dhe vendosa të ndaj historinë time në internet se whitemagicmaster është një magjistar i vërtetë dhe i fuqishëm. Unë gjithmonë do të lutem që ai të jetojë një kohë të gjatë për të ndihmuar fëmijët e tij në kohë të vështira kur ju jeni këtu dhe keni nevojë që ish-i juaj ose burri juaj është transferuar te një grua tjetër, mos qani, kontaktoni tani këtë magjistar të fuqishëm. Këtu është kontakti i tij: Dërgo email në: dawnacuna314@gmail.com. Whatsapp: 09046229159

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Të dielën…

Merre veten përdore dhe ulu diku larg dhe qetë. Merr muzikë, merr me vete ca kujtime të bukura të vogla që të të shërbejnë si gosti për paqen tënde të ëmbël, merr me vete edhe veten, atë më të dobtën, më të cënueshmen vete, merre dhe lëshoje të lirë pikërisht aty… Ktheja shpinën diellit të të ngrohë, mos pesho asnjë gjë në mendje dhe mendo se në atë cast ekziston vetëm një moment mondan, i paprekshëm nga rutina, është momenti yt. Duke parë veten nga ky cep i jetës, ngjyrat marrin edhe më shumë dritë, padashje edhe elementi më i parëndësishëm, merr formë! A bën ta ngrijmë këtë pamje bashkë me ndjesinë e dlirë? Sa e bukur vjen jeta kur zgjedh të shohësh prej nga këtu, shtrirë në bar të njomë, me sytë qiellit, me duart që vizatojnë ëndrra në re, me dëshirat e lëna në ajër si balona fëmijësh që era i përkëdhel me qejf. Ndiz muzikën dhe sill në mendje cdo kujtim që të vjen prej saj… Vallëzo me veten, sic bën me tjetrin, me gjithë pasionin që rrekemi të japim pa kursim për gjithcka...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...