Dua të duhemi, jo të të dua vetëm unë, as të më duash vetëm
ti! Jo të kem vrull e ti të mos nisesh, jo të duash ti e unë të zhdukem. E dua
të jetë prej nesh, të më tërheqë, të më bëjë kurioze, të më lërë pa gjumë, të më
trishtojë, t’ja ndjej të gjitha shijet! Po, po e dua me shije! Sepse ti je përbërja
ime e preferuar!
Si je i gatuar kështu? Me cpërzierje e ke shpirtin që e pëlqej
kaq fort? Unë di që jam e shtrydhur prej limoni, të jap një vrenjtje fytyrës
kur më provon, di që kam të fortë edhe prezencën, e të vështirë e ke kur nuk
jam. Ti je rreshti i parë vëzhgues i bëmave
të mia, unë jam impakti i shikimit tënd. Ti nuk je kohë, je i pamatshëm. Nuk e
paskam ditur që ti je kaq afër gjithckasë time konturuar me dëshira të herë pas
hershme!
Me ty harroj! Nuk di se cështë të mendosh kur të kam pranë.
Nuk ndjej as mungesë as trishtim për të kërkuar më shumë, as për nesër nuk
mendoj dot kur të kam ty. Ti më jep një
gjëndje paqeje, sic është deti i qetë e syri nuk ngopet në heshtjen e tij! Ti
ma bën jetën të dashurueshme! Ti ma bën dashurinë jetë!Nëse do zhvishemi prej cdo arsye që larg na e mban shpirtin,
do të mbështilleshim me dashuri, atë të të dyve! I kemi njohur vetes atë pasuri
që deri sot, nuk do ta shisnim kurrë, e nëse për një motiv do të bëheshim të
prekshëm, do të ftoja të qëndroje në hollin e zemrës time.
Ta pranoj se ti ke qënë përherë ai që ma bën shpirtin thërmijash,
të të dua tani e të mos duhet të të pres asnjë minutë më shumë, sepse larg teje
nuk jam më unë, por të qëndroj tek ty, duke të pëshpëritur veshit se ti je
vendi im i preferuar, ti ma bën botën të dashurueshme, ti ma bën dashurinë jetë!Dua të të shoh tani, pa pritur as një minutë, duke fshirë
cdo gjë tjetër në një ditë të rëndomtë, të përqafohemi fort, pa dhënë asnjë
premtin, vetëm të puthim shikimet në një, ashtu si akrepat e dymbëdhjetës!
Dua të duhemi në të njëjtën kohë, sepse nuk dua ta humb kohën
duke të të dashur e më pas urryer e në fund ti të kthehesh tek unë i penduar. Të
kursejmë një skenar të njohur… le të duhemi direkt e në skenën e fundit … të
duhemi në të njëjtën kohë, të duhemi në fund të dy!
Desantila
Nuk jane shkrime alla "Brunilda Zllami, Nicholas Sparks, Danielle Steel". Nuk shkruhet per dashuricka, telenovela apo ndodhi te ripara ne pafundesi. Shkruhet bukur per nje fluks ndergjegjeje qe dikush e kupton perciptazi, dikush tjeter i shkon pertej. Je nje artizane fjalesh Desantil dhe une ashtu sikurse shume te tjere jemi te lumtur te lexojme ate pak pjese te introspektives tende servir. Te do Deni fort!
ReplyDeleteJam e lumtur qe te kam gjetur! Ne kete jete me mungonte nje mendje si e jotja. Te dua edhe me fort.
Delete