Gjëja që më pëlqen më shumë është kur të tjerët thonë
fshehtas për ne, janë të cmëndur!
Janë të cmëndur sepse zihen shpesh, sepse nuk dinë të
fshehin inatin e zemërimin me njëri tjetrin, sepse preferojnë më shumë të
qëndrojnë bashkë sesa me ne, të cmëndurit ata sa duhen!
Sa e sa herë kam ardhur duke ulëritur poshtë dritares tënde,
dhjetëra herë të kam urryer e kam hequr dorë prej teje. Kam pranuar se nuk do
kthehesha më kurrë. Të kam thënë në fytyrë, dreq sa të dua, nga pafuqia për të
të urryer, do ta thoja cdo ditë, ti je
cmënduria ime. Ti ma con shpirtin peshë. C'dreq fluturash në stomak, ti je rënia
e lirë pa parashutë, kush më foli për romanca rrugëve të Romës, nuk ka njohur
akoma ecjen zbathur në mëndjen tënde, as verbimin që lëshojnë sytë e tu, nuk e
ka njohur se cdo të thotë të dehesh me ty!
Të jesh e cmëndur me ty, të të duash aq fort sa të të dhëmbë,
të qëndrosh një orë e të ngjajë me përjetësinë, t'i shpjegosh botës se pa njëri
tjetrin, do të ishim të zakonshëm...
Do kërkoheshim prap, në cdo këngë, në cdo varg, në fytyra
njerëzish e në hapa të shkujdesur. Do kërkoheshim netëve që shpirtin ua kemi
falur, të dehur do mbeteshim në kërkim e në zgjim trullosur do pranonim të ndarë
se pa ty e pa mua është cmënduri të jetosh!
Është cmënduri të të mungosh ti, të mendohemi fshehtas për
njëri tjetrin e të shtiremi në mëngjes se asgjë nuk ka ndodhur! Nuk do ta bëja kurrë, do vdisja pak nga pak cdo ditë pa ty! Errësira është parajsë me ty në krah. Ti ma con shpirtin peshë, je vrulli i "të dua-s"
time në castin kur më së shumti më bën nervoze, je goditja më e fortë, je
gjithcka nuk kam imagjinuar!
Fshehtas thuhet për ne, janë të cmëndur, të cmëndurit ata sa duhen!
Comments
Post a Comment