Skip to main content

Jam vrarë!

Kur të ngopin me dashuri e kur të zaptojnë mëndjen, kur bëhen obsesioni yt e ti nuk njeh më as veten, kur e do më shumë se asnjë tjetër, atëherë zhduken...
Ikin, veniten, ashtu pak nga pak, gjersa ti vritesh. Të dhëmb mungesa por asnjë rrugë nuk të con aty ku ti do. Të zihet fryma e ti mendon se zemra edhe pak do të dalë vendit, kur gjumi bëhet i huaj dhe të huajt të bëhen të urryer, atëherë kur ti më së shumti e kërkon pranë, të zhduken...

U jep jetën, të marrin me vete derisa të lënë braktisur shpirtin diku thatësirave të mbetura mes rrugësh pa kalim. Sa dhemb kur të mungon dikush! Thua se po plas cdo venë e trupit por ti nuk di as kur do të vijë ky moment.

Më lër të të dua, ishte fjala jote… Nuk të ndjente asnjë lodhje fytyra kur e thoje, as duart nuk të trëmbeshin kur fytyrës mi vishje një prekje për të më puthur. Sa pa zhurmë ike… si mprehtësi e një cepi xhami të thyer më preu mungesa jote!



M'u shtrënguan fjalët në grykë e s'munda të nxjerr asnjë pikë loti, aq sa me thënë të paktën se mungesa kështu është, të mungon fryma e të pikon shpirti! Të përpëlitet syresh edhe më e vogla fantazi që bëhesh gati ta nxjerrësh prej mëndjes e direkt e në realitet!
Ku shkojnë zakonisht zemrat e thyera? A mblidhen bashkë e në heshtjë kokë ulur mbajnë peshën e një historie?Sa herë mdërron ngjyrë rrugës një zemër?

Unë në rozë e nisa...
Erdh krejt ashtu si lule e vogël e sapo celur prag pranvere, ndonëse pa erë po krejt e lezetshme. Erdh përherë e më e bukur...Mua më qeshte fytyra e në sy mu ndezën tufa shpërthimeth me lule...
Ngadalë filluan të bien, e me to ranë një nga një edhe ato mendime që sapo merrnin të voglat hapa mbi ty! Rënduan edhe ajrin, larguan edhe atë rreze të vogël që kish gjetur skutën për tek unë...

Në pragun e një derë të shtëpisë së vjetër vareshin të gjitha shpresat! Kërcitja e hapjes së saj ngjau më thyerjen e zemrës...

Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...