Shikimet ndeshen dhe njëmijë copash thyhen të gjitha përreth!
Mbetemi të dy, përballë!
Një gri e heshtur, pluhur, dhe e
vetmja pamje e qartë, janë fytyrat tona që njëri tjetrit ja lexojnë gjuhën e shikimit.
Asnjë melodi nuk merr formën e lëvizjes tënde, tingujt nuk gjejnë më as veten në
vija pentagrami, mbeten pezull, të fikura, ndërkohe ti më njeh cdo qelizë të
heshtjes time...
Ti me heshtjen time ndërton e
thur qindra jetë, te disa vdesim e biem e tek të tjera marrin formë të pathënat
e një nate të gjatë korriku...!
Molekulat e ajrit tim janë
pasqyrimi yt! Aq herë sa ti hap e mbyll sytë kur je përballë meje, aq të
shpeshta bëhen rrahjet e një zemre, derisa në një moment nuk e ndjej më pulsin.
Ti je afruar dhe fryma ime ndalet!
Nën lëkurë më dhëmb ajo që ishim,
se jashtë e dua atë që jemi...
Më mungon edhe kur kujtoj se ti
do të ikësh për pak, edhe kur me ankth pres të kthehesh, edhe kur pas të gjithave
ti shfaqesh, thërrmijash më bëhet shpirti. Më merr malli për fjalët, kishim aq
shumë për të thënë sa fundi ditës merrte me vete fjalën: nesër…
Sot që është e nesërmja, kemi
mbetur të vakët, edhe të përbashkëtat i kemi veshur vetëm në një prekje, jemi
kaq shumë të dy sa qëndrimi larg më bën të ndjej një hapësirë boshe në frymën që
marr kur ti nuk je aty…
Një hap më afër dhe grija e përhimtë
fillon të ngjyroset! Fytyrat tona bëhen një me gjithckanë. Unë buzëqesh, ti më
ndjek! Nëse do të kalojë një ditë e
vetme pa të thënë se ti je cdo gjë që kam dashur në jetë, më beso, thellë në shpirt,
ajo ditë do më dhëmbë. Në rrugëtimin tim me ty, kam njohur veten, e kam filluar
t’ja dua vetes edhe difektet, kam kuptuar se ato janë gjërat pa të cilat ti nuk
do më kishe dashur, kam dëgjuar disa herë të njëjtin refren e njëmijë herë të
tjera do ta dëgjoja, të dua vetëm ty!
Ti më fik ëndrrat por më ndez dëshirat,
ti më ndal frymën por më jep qindra pulsime zemre, ti je e keqja ime e domosdoshme, je
ai që më ushqen shpirtin me atë që më së shumti dua, adrenalinë! Ti je shpejtësia,
era e furishme, vrulli, sfida, ankthi dhe frika, je gjithë gjërat që më ndalin
frymën, por më shpeshtojnë rrahjen e zemrës!
Shikimet ndeshen dhe njëmijë copash thyhen te gjitha perreth!
Mbetemi të dy, përballë!
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }