Skip to main content

Mos më prit...


Më thanë se të kishin parë dje, ashtu, të lodhur e të humbur në rrugën e orës tënde, që si lavjerrës bën para mbrapa, si për të të ngacmuar mëndjen duke kërkuar prej teje fjalën, mjaft, tani është koha të ecësh në ritëm minutash, mjaft u lëkunde!

Bashkë nuk shihemi më, e kushedi në c’gjuhë flasim me të tjerët për atë që ishim, diku gënjejmë, diku tjetër themi ato gjëra që në heshtje ja pranojmë vetes, e këtu në cepin e syrit, mëndja na përkulet, në fundit e tij, vetëm unë e ti njohim pamjen e vërtetë të asaj që bashkë formonim.
Nuk e di, në c’kthesë u ndanë gjithë rrugëtimet tona, e se si u bëmë palë me atë që papritur na ofroi një histori të trishtë, si për të thënë, këtu ndahen të gjitha, rrugët, historitë, e shkuara… ti përtej shikimit tim, kurse unë në krahun tjetër, aty ku fundi i detit dukej i prekshëm nga lartësia ku ndodhesha…
Në ujëra të qiellta e gjeta sërisht veten, kur më thanë se të kishin parë dje. Zhyta kryet dhe njëherë, si për të të larguar prej mëndjes, po në atë fragment sekondi, m’u shfaq e qeshura jote! Dola me vrull prej ujit që ende nuk arriti të depërtonte në mendimin tim, e lashë cdo pikëz të rrokullisej e të bashkohej prap me veten, e tërhiqja ecjen drejt aty ku këmbët të më preknin në gurë. Pse dreqin më thanë se ishe i trishtuar dhe lodhja të kish kapur këmbët dhe sytë?! Pse duhet të ndihem keq?! Më thanë se të pyetën për mua, e ti me pyetje u përgjigje “po ajo ku është?”…
Unë nuk mbeta aty, ashtu si ti, hapat vetvetiu ndoqën njëra-tjetrën duke puthur një rrugë tjetër, ashtu si ti, me mllef lëshova dorën nga valixhja ngarkuar e bëra një zhurmë, si për të pranuar kokë ulur, mbërrita… mbërrita dhe njëherë fundin e një rruge!


Në biletat e saj, ti ende nuk kishe nënvizuar datën e kthimit, një hapësirë boshe qëndronte pezull, kurse e imja po, në të zezë, kalendari kish rrethuar një ditë, e ti asnjëherë nuk më pyete, pse?!
Si mund të flas për veten, pa të përmëndur ty. Mesa mbaj mënd, të kam pranuar disa herë se unë e tillë jam, e prërë për bileta me kthim, e ti më qortoje se jam paragjykuese, ndaj ndodh…
Për mua, për ty, për atë që ishim ne, ka një diference po aq të madhe sa rrugët e ndryshme ku ndodhemi, unë e kam njohur fundin, trishtimin, ikjen, të keqen. Emrin edhe ma kanë zhgarravitur. Ndaj them, jam plot me të tilla rënie, sepse ngjitjen e kam rinisur vetëm… e gjithë rruga ime është bërë vetëm, në stacione pushimi kam njohur njerëz si ti, po unë ende nuk kam ndaluar, unë kam veten, kam gjithcka me kaq.

Ti jeton duke menduar, unë mendoj si të mbaj jetën gjallë! 
Bashkë nuk shihemi më, e kushedi se në c’gjuhë flasim vallë…
Më thanë se të kishin parë dje, ti ishe rikthyer si dikur, pyesje për mua!



Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Të dielën…

Merre veten përdore dhe ulu diku larg dhe qetë. Merr muzikë, merr me vete ca kujtime të bukura të vogla që të të shërbejnë si gosti për paqen tënde të ëmbël, merr me vete edhe veten, atë më të dobtën, më të cënueshmen vete, merre dhe lëshoje të lirë pikërisht aty… Ktheja shpinën diellit të të ngrohë, mos pesho asnjë gjë në mendje dhe mendo se në atë cast ekziston vetëm një moment mondan, i paprekshëm nga rutina, është momenti yt. Duke parë veten nga ky cep i jetës, ngjyrat marrin edhe më shumë dritë, padashje edhe elementi më i parëndësishëm, merr formë! A bën ta ngrijmë këtë pamje bashkë me ndjesinë e dlirë? Sa e bukur vjen jeta kur zgjedh të shohësh prej nga këtu, shtrirë në bar të njomë, me sytë qiellit, me duart që vizatojnë ëndrra në re, me dëshirat e lëna në ajër si balona fëmijësh që era i përkëdhel me qejf. Ndiz muzikën dhe sill në mendje cdo kujtim që të vjen prej saj… Vallëzo me veten, sic bën me tjetrin, me gjithë pasionin që rrekemi të japim pa kursim për gjithcka...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...

Të të kem edhe njëherë më shume se kaq…

Ne kemi më shumë brenda vetes sesa ajo që japim, e ruajmë si më të fortën armë, si më të cmuarën vlerë, e ruajmë veten për ditët ku do të na duhet të vihemi në provë. Kur jeta na ul me këmbë në tokë e na merr në pyetje, na vendos përballë një ndjesie që në vetvete është pasqyrë të cilën kemi refuzuar ta shohim… Atëherë ne zhvishemi! Heqim dorë nga të qënurit të paralizuar dhe mbajmë në shpatull forcën e të qënurit pikërisht ne! Zgjedhim të marrim edhe shije te hidhur, provojmë lot, ndjejmë zemërim, trishtim, mblidhemi grusht në guackën e errët për aq sa na duhet e prapë brenda vetes e gjejmë rrënjën dhe dritën. Ka një magji në padijen se c'do na ndodhë më pas dhe më e bukura qëndron te forca për të mos patur me vete frikën të provosh përsëri. Të duash, të dish të duash, të duash edhe pa ditur e të jesh e plotë aty, të prekesh të gjitha, mjafton të të bëjnë të lumtur. Ne njohim veten tonë më të bukur vetëm kur jemi të aftë të duam, të ngjashme me zotërimin e gjithë botës në shpirt. ...