Hedhur krahëve një pulovër, në
duar shtrëngoja një filxhan me cokollatë të ngrohtë. Bëra një copë rrugë e
strukur brënda vetes dhe përhumbur kuptova se nëntori kishte zbritur drejt e në
këmbët e mia. Flokët krejt pakrehur bëheshin lëmsh me të gjitha mendimet.
Sot është dita e njëjtë e vitit të
shkuar kur në derë më mbërritën dy të panjohur duke më dhënë lajmin se ti nuk
jetoje më...
Si ëndërr e keqe ua kujtoj fytyrën
të dyve, ashtu krejt të ftohtë, më thanë se me keqardhje duhej të ishin ata që
të ma helmonin shpirtin... Ende nuk e di pse ua kam veshur atyre fajin! Fajin
m'a ke marrë peng vetëm ti!
Sot dot të ishte dita jonë...
Si cdo ditë që ishte e jona! Por
ne nuk mbetëm të ditëve, ne tradhëtuam kohën, premtimet, ëndrrat, njëri-tjetrin,
e kjo dhembi më shumë! Do të ishin plot 5 vite bashkë por ti nxitoje... Nxitoje
për në punë, nxitoje për të parë një ndeshje... Po kaq me nxitim ike...
Të fundit fjalë kishe bëlbëzuar
emrin tim!Edhe zemra djeg kur e kujtoj se
si të kishin gjetur!
Sot nuk munda të vij tek ti...Më lanë fuqitë, më mbetën të
gjitha dëshirat në një filxhan të cokollatës së zezë, të zezë si cdo natë pa
ty, si errësira që i le shpirtit tim...
Ike vetëm, por nuk je vetëm!
Ike me nxitim, ndërkohë unë të
pres me durimin hedhur shpatullave të rënduara!
Ike për të mos ardhur më, po ti
vetë me thoje se ëndrrat zgjohen një ditë e prehen drejt e në duart e atij që i
kërkon!
Unë si e cmëndur të kërkoj
fluturave që zbresin më pragun e dritares time, të kërkoj ulur në molin e
vjetër, aty ku ktheheshe gjithmonë pas një trishtimi...
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }