E shkuara dhe e ardhmja u takuan
sot tek ne! Cudi se si u përplasën të dyja kohët në shikimin tonë!
Edhe të kisha pritur aq gjatë po
kurrsesi se do të vije tani, pikërisht tani që të kam harruar e nuk mbaj mënd
ato detaje për të cilat dikur cmëndesha...
Sa cudi në fakt, sot të shoh
ftohtë, po prap më cmënd dreqin, je ndjellës ti!
E nuk më zgjon asnjë ndjesi të vjetër,
do ishte monotoni e do bija shpejt në këmbët e saj.
Nuk ishte koha e duhur, as ne
kurrsesi nuk ishim të duhurit po krijuam një mur të fortë bashkë... Të gjithë
gurët binin drejt e në tokë thërrmuar copash pasi na godisnin, se të tillë e ndërtuam
ne! Unë rebele, ti kokëfortë! Edhe plumbi mbeti një gëzhojë kur erdhi drejt e mesin e heshtjes time... Sepse isha nisur për tek ti, ndihesha e pamposhtur!
E prap njësoj do vija...
Do të vija me hap të qetë, të
sigurtë, në një territor ku e di se ku janë fshehur minat nën dhe... Do vija e
veshur hollë sepse kam mjaftueshëm mendime që më mbajnë ngrohtë për tek ti...
Do të të jepja atë që kërkon e jo
atë që meriton sepse e di që në fund të ditës do ndjeje dëshirën për të marrë
prej meje gjithcka refuzoj ta bësh tënden!
Ti dikur vishje ngjyrë tjetër në
shpirt, ndaj sot me habi të pashë kur m'u shfaqe drejt e në fytyrë. Të shkon
bluja, të rri mirë, në thelb mbetesh një aristokrat i stisur, sikur e do patjetër
prej meje këtë titull. Edhe të thashë, do të jap gjithcka kërkon. Mezi prita të
më kërkoje në fakt, nuk do përfitoja asnjëherë, gjej mënyrën më të ëmbël për të
thënë se mbetem një koketë, por nga këto të ditëve të sotme, klasike, e veshur
në rozë, që të merr ditën padashje...
Edhe e dija që do vije një ditë,
ndaj të prita këmbë mbi këmbë, si për të thënë se kështu i mbledh unë
problemet, kryq, njësoj ashtu sic u puth e shkuara me të ardhmen tani...
Ulu, pije një kafe të shpejtë se
nuk kemi kohë, do thurim ëndrra nesër!
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }