Një mesazh në shishe…
Thonë se nëse e hedh në
det e gjen ai që i përket! Unë prej kohësh e kam hedhur direkt e në shpirtin tënd,
më thellë se aq skishte ku të shkonte!
I dashur,
Zgjodha të të vij pranë në ditën e lindjes tënde, si thesar i lënë në mëshirë të fatit, harruar e braktisur enkas për
I dashur,
Zgjodha të të vij pranë në ditën e lindjes tënde, si thesar i lënë në mëshirë të fatit, harruar e braktisur enkas për
t'u gjetur nga dikush.
Zgjodha të
vij nëpërmjet cdo dallge që jeta na përplasi të dyve e tutje brigjeve të
ndryshme na braktisi. Të vij tek ti në formën e lashtë të kujtimit...
Nuk vij për të kërkuar ndihmë, as për të lënë të fundit kujtime në copëz letre, dua vetëm të ecësh përbri dallgëve të detit e të ndjesh sesi uji te prek këmbët, të ndjesh gurët e të buzëqeshësh vetëm për një moment!
Dua që të lësh pas guacka që kanë të kërrusura brënda tyre kujtime, të ecësh në drejtim të kundërt me diellin, të duash jetën e të mos duash askënd më shumë se veten!
E ke thyer shishen kur të erdh në duar, e di, ti ashtu je, ti nuk je i sipërfaqes, nuk ua do njerëzve vetëm të dukshmen, nxiton t'ua njohësh shpirtin, sic po më bën me letrën time!
Gëzuar ditëlindjen i dashur,
Nuk gjeta dicka më të thellë se fundi i detit ngopur me thesare të shkuarës, shpirti yt është vendi ku unë dikur humba veten...
Ende nuk e kam gjetur, ndaj dua të dërgoj grepin e vetes time mbetur në gurët e fundit detit. Ndër yje kam lëshuar gjithë dëshirat e mia për ty!
Bësomë, jam një shpirt i mbytur tek ti...!
Comments
Post a Comment