Më fal nëse qindra herë të kam
mohuar, më fal nëse nuk ta kam thënë, më
fal po aq herë sa larg vetes të kam mbajtur, më fal nëse të kam kërkuar në të
tjerë, ti ke qënë përherë ai!
Ti je ndjesia më e mirë kur mbyll
sytë...
Nuk më duhen fjalët kur kam një të
qeshur përballë, nuk dua të më thuash me zë që kujdesesh për mua, më mjafton ky
shtrëngimi yt i dorës… Nuk kam nevojë për fjalë, fjalët kanë nevojë për ne! E unë
kam hequr dorë prej tyre, i kam braktisur sepse në prehërin e heshtjes, kam një
shpirt të lumtur. Është më e fortë se ti, më e dobët se unë, është pa gjurmë,
pa hapa, është unike!
Të gjitha gabimet e mia, të
shkrira në duar si copëz akulli në ditë
të nxehtë, më kanë mbajtur larg teje, sepse më duhej të isha pranë kur botës të
mos i duheshin më fjalë, por t’i duhesha botës e heshtur me ty pranë! Nuk kam kohë për pak, ndaj kam flakur tutje
gjithë planet që shtrëngoja në duar, ti je skica ime e preferuar. Të gjithë gëzimet
e vogla mi vesh ti në një!
E kam thyer zemrën, timen vetë,
herë me kokën plot e herë plot me fjalë kot! Sepse e kam ditur që një ditë, do
ti rendisja dëshirat si lutje cdo qielli që merr ngjyrën e penelit tim! Edhe yjet
do të zbrisnin një nga një duarve të mia për ty, aq të deshën dhe ato, ndaj e
kam të paqtë heshtjen e fjalëve e nuk ja dua prehjen midis nesh!
Të gjitha ditët janë të ruajtura
për një moment kur të mbetemi pa asnjë përgjigje, të ruajtura fort si një shpërthim
i fortë emocionesh, kur jeta të lëshon më duar përplasur në tokë, kur rraskapitur
dorëzohesh e thua nuk mundem më, kur kokën e ul e pafuqishme për të ndryshuar
vetëm një orë të trishtë, e për të gjitha këto, e ruajtur mbetet dita për të
dashur!
Jam e armatosur me lule të
ngjyrosura fort në të kuqe! Të gjithë i shkruajnë një këngë dikujt, thyhen
zemra e shkruhen poezi, vizatohen e gërvishten letra me të zezë, e pikturave u
vëmë emra, ty stë prek dot asnjë nga këto, a preket ajri? Pse e imagjinoj në të
qielltë përherë? Sepse në të kaltë r
marrin jetë edhe të parat fije të arta të diellit, si ty!
Sa e ëmbël është shija e rënies në
duar të buta të dëshirave. Më duhet vetëm një ditë si kjo, për t’i thënë vetes
se jam më shumë se cfarë mund të bëj, jam e lumtur që je ti, ti përherë ke qënë
ai!
Comments
Post a Comment