Si ka mundësi që sa herë mëndja vjen drejt e tek ty duket
sikur ma ngjall dhe njëherë atë që dikur kishim...ishte kaq e brishtë, e doja!
A ndodh që brënda nesh të ketë qeliza të pavdekshme të zemrës
së njëri tjetrit?! Mua më ngjan se e
imja përpëlitet keqaz kur ti bëhesh pjesë e saj!
Është një ditë e zakonshme e në fakt më ngjan si dicka
speciale, më duket se kështu justifikohen të gjitha herët kur je e
dobët prej ndjesive!
Si melodi e dëgjova prej larg një këngë që dikur ja ulërisja
të gjithëve se "është e imja", sikur vargjet i kisha nxjerrë prej një
nate pagjumë direkt e në vijën melodike.
Me dëshirë do të të kisha parë edhe njëherë, të pranoja aty
për aty se të paskam dashur me të drejtë! E të ta thoja dhe njëherë më fort se
dikur: po, do të të doja prap edhe njëherë tjetër, aq plot ma ke lënë zemrën! Dua të duhemi edhe njëherë, nuk jemi dashur
sic duhet atëherë. Më duhet të ta them duke të të parë në sy: je fryma ime! Më duhen
edhe njëherë ato pak minuta për të të takuar si herën e parë në kthimin e dytë,
në atë që mëndja më thotë se tani është më e fortë!
Nuk e dija se do kisha pritur kaq gjatë për t’u bërë më e
fortë, po rikthimi tek ty qënka shpërthim lumturie. Dua të të pyes edhe njëherë se si ishte takimi
ynë i parë? Të bëhem kurioze nëse më mendon gjatë ditës e të buzëqesh me hatërmbetjen
tënde kur nuk të shkruaj. Të të them se më ka marrë malli për ty! Nuk mjafton
njëherë për të të dashur…
T’i rikthejmë kujtimet në kohën e tashme, të zhurmojmë
dhe njëherë mëndjen e njëri-tjetrit, të pranojmë se duhemi si dikur, edhe pse
ndaluam në stacione të tjerë e dikujt tjetër i kemi falur ato që dikur na përkisnin,
të pranojmë se gabuam të ndarë…
Në përqafimin tënd ndjeva dhe njëherë zemrën të rrahë fort. Më
riktheve në ditën kur fort më shtrëngove me lutjen: mos ik, qëndro në kohë… e në
fakt të dy e thyem këtë lutje.
Jam kthyer, sepse dikur isha e dobët të pranoja se të doja.
Jam kthyer, sepse më duhet të të dua edhe njëherë, sepse
ndjeja të braktisur diku rrahjen më të fortë që kishte njohur zemra, sepse ti m’a
rrotullon botën, jam kthyer të qaj në përqafimin tënd prej gëzimit se: Ti je i bërë kokë e këmbë me dashuri, njëherë nuk mjaftoi për t'u dashur!
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }