Skip to main content

Ku je?!

Ecejaket që më bëri truri arritën deri tek yjet, aq lart më fluturoi  mendimi për ty!
Mbështetur bërrylët në pragun e ftohtë të dritares, përhumbur më kish kllapitur një gjumë, prej atyre që të zënë krejt pa mëndje e të mbërthejnë në nëj dimension tjetër!

Më erdhe në ëndërr ashtu krejt i butë e i dashur sic je, më erdhe i veshur me një lumturi të pashoq, drejt e në shpirt më qëndroi shikimi yt. Nuk të duheshin fjalë për të më bërë dhe njëherë të lumtur. Isha dy hapa larg teje, zbathur, me një këmishe që më varej supit, por isha e veshur me cdo  grimcë shkëlqimi të zbritur prej qielli drejt e në fytyrën time!

Të pashë dhe gjithë qënia heshti…
Më erdhe në ëndërr për cdo ditë të munguar në realitet, për cdo rrugë të gjëmuar netëve pa ty, për cdo kërkim sysh në cepa të mbetur harruar, më erdhe në ëndërr për të ma trazuar dhe njëherë shpirtin!
Në përqafim ndjeva gjithë botën shtrënguar në ato dy duar, të pashë dhe gjithë qënia ime heshti!
Me duart mbledhur e shikimet si pasqyrë me njëri-tjetrin, copash u thye heshtja prej gërmave të zërit tënd: të kam gjithmonë me vete, në atë copëz të paprekshme, ti më zëvendëson të gjithë njerëzit e botës, ti ke formën e gjithë dëshirave të mia pikturuar në jetë…


Vetja më tradhëtoi në një lot të ngrohtë…
Në atë moment më kish dalë gjumi, jashtë binte një shi i lehtë. M’u rëndua dhe njëherë kryet prej ku isha ulur. Me mëndjen për t’u mbështetur në jastëk, më ngjau i ngurtë, doja të kthehesha në të ftohtin e mermerit, aty ku mendimet të dhëmbin e të sjellin drejt e tek ti…
Nuk munda të fle më, të kisha nxjerrë prej ëndrrës e po të mbaja gjallë aty, e nëse kthehesha dhe njëherë, ndoshta do të të lija të flije në yjet që verbonin sot. Doja të të mbaja zgjuar në mëndjen time, njësoj sic erdhe në gjumë…

Këmbët më dërguan me fytyrën përtej rrugës, supeve më varej këmisha si dicka që ka mbetur peng në një cep, njësoj sic kishe mbetur ti tek unë, ktheva me vrull një gotë alkol të fortë, më shtrëngoi në fyt e deri në dhimbje mbylla sytë fort.

Nuk të pashë më dhe vetja më tradhtoi në një lot të ngrohtë….

Comments

Popular posts from this blog

Të dielën…

Merre veten përdore dhe ulu diku larg dhe qetë. Merr muzikë, merr me vete ca kujtime të bukura të vogla që të të shërbejnë si gosti për paqen tënde të ëmbël, merr me vete edhe veten, atë më të dobtën, më të cënueshmen vete, merre dhe lëshoje të lirë pikërisht aty… Ktheja shpinën diellit të të ngrohë, mos pesho asnjë gjë në mendje dhe mendo se në atë cast ekziston vetëm një moment mondan, i paprekshëm nga rutina, është momenti yt. Duke parë veten nga ky cep i jetës, ngjyrat marrin edhe më shumë dritë, padashje edhe elementi më i parëndësishëm, merr formë! A bën ta ngrijmë këtë pamje bashkë me ndjesinë e dlirë? Sa e bukur vjen jeta kur zgjedh të shohësh prej nga këtu, shtrirë në bar të njomë, me sytë qiellit, me duart që vizatojnë ëndrra në re, me dëshirat e lëna në ajër si balona fëmijësh që era i përkëdhel me qejf. Ndiz muzikën dhe sill në mendje cdo kujtim që të vjen prej saj… Vallëzo me veten, sic bën me tjetrin, me gjithë pasionin që rrekemi të japim pa kursim për gjithcka...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...