Mirëmëngjes shpirt!
E di…
Ta lexoj në sy mëndjen, je kaq pa fjalë sa më ngjan se nuk të
njoh! Jemi të gabueshëm, e di, por me ty do gaboja gjithmonë… prap, qindra herë
e në fund të ditës nuk do ndjeja peshën e ndërgjegjes të më lëkundej para syve!
Më pyetën se c’bëhej me mua dhe unë buzëqesha. Me një shpirt
plot pohova se asgjë nuk është në vendin e duhur e copat janë të tretura larg
njëra tjetrës, se netët i kaloj edhe pa gjumë e ndoshta jam e dërrmuar kur vjen
mëngjesi por në trishtimin e asaj që jepja në fjalë, fytyra qeshej… Po, qeshej, sepse në mendje askush nuk më ndal
të të mbaj ty!
Ti je gabimi im i preferuar!
Le të më thyhet zemra, prap do të zgjidhja ty! Sepse edhe
pas vitesh, as unë as ti, nuk do kemi frikë të pranojmë një fjalë: u deshëm ne!
Të mos ngremë ceremoni heshtje e të
venitemi në mëndjen e njëri-tjetrit si dy të huaj larguar kokëulur duke rendur
pas atyre që nuk do të na njohin kurrë si jemi…
Zemrën nuk ua njohim, as ata nuk na e njohin ne, e për aq
kohë sa një mendim më bën ditën të ndryshueshme, dua ta mbaj aty. Nuk m’a dëmton
shpirtin, as shpirtin nuk ja marr vetes, por e dua për aq, të jetë e imja dhe e
jotja, të jetë e jona përgjithmonë!
Nuk do të të kërkoja të më flisje për gjëra që une dhe ti i
dimë, nuk do doja të dëgjoja asgjë që do të trazonte lugën në filxhanin bosh që
kërcet vetëm zhurmë. Nëse do të jem gabimi yt, shpresoj të jem i preferuari.
Mua nuk më gëzon ajo që përbën një mëngjes të lumtur, nëse
nuk ka shije të hidhur brënda, për mua është një ditë e rëndomtë. Ndaj lërmë ta
mbaj gabimin për gjatë, unë e pëlqej po aq sa ti…
Nuk gënjej veten duke mbajtur peshë kujtimesh me vete, nuk
ngrihem dot pa e ditur se të tjera më presin sot. Motivi im është ai minut kur
ndjej se këmbë e duar po bëj dicka që ndoshta nuk do duhej ta bëja. E për dreq
fytyrës m’i vishet e qeshura…
Të dua fort!
Thellë në shpirtin tënd jam ulur e bëj zhurmë, e prej tij
nuk dal që syve të tjerëve ti ngjaj se e cmendura të ka pushtuar. Jam aty ku
vetëm ti do e gjeje rrugën për ta ardhur. As ti, nuk do të hiqje dorë nga
shpirti im, ke lënë vëndin tënd aty…
Ditë të mbarë shpirt. Kjo është pjesa më e bukur. Ti largohesh
e unë me fytyrën e lumtur kërkoj kafen e dytë, e me diellin nga pas, ngrohtë i
pranoj vetes:
Do të të ripërsërisja gjithmonë, ti je gabimi im i
preferuar!
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }