Më trego pak pse je rikthyer? Ku u ndeshe dhe njëherë me kujtimin tim? Në fakt të kisha harruar... Nuk mbaj mënd si dukem me ty, por kur jam vetëm e di fare mirë si jam! Tjetri m'a dobëson përherë qënien, jam si në të ftohtë nëse e rikthej dhe njëherë mendimin tek ty! Bën ngrohtë në unin tim. Në ato të vogla detaje të padukshme për ty, esenciale për gjithcka jam unë! Është bukur kur në dukje më shfaqesh krejt indiferent por të bren pak nga pak ai i vogli detaj që ti hiqesh se është një grimë për syrin tënd! Ku ndodhi dhe njëherë shkëndija e rikthimit tënd? Ti e di mirë se si të gërryhet shpirti kur unë vij rreth e qark teje si zjarr i ndezur, ti e di si përvëlon e hidhura ime kur në ftyrë të përplaset një e qeshur e stisur duke të pohuar "të pata thënë..."! Të pata thënë, unë e di, ti do të duash të rikthehesh dhe njëherë aty ku të bën dëm, aty ku ty të shkrihet shpirti copash, aty ku ti ndizesh nervash, aty ku qënia ime t'i shemb të gjitha! Nuk t...