A duhet të jem ndryshe unë që të ulem në pragun e portës së
cdokujt e të bëhem e lakmueshme prej cdo fytyrë njeriu? Cilën zemër duhet të vesh
që të buzëqeshin edhe yjet?
A e ke vënë re sesi në teori cdo gjë shkon perfekt e vështirë
se njëjtë shkon me praktikën? E kam mendjen top se një nga këto ditë do shpërngulem
të jetoj krejt në teori, me i rradhit të gjitha në rend kronologjik, me i
rreshtu të bukurat ndodhi si të mi dojë zemra e në fund të ditës krah oxhaku me
djeg drunjë e me gëlltit verë...
Ja pra të gjitha këto mi bën qënia jote mua. Vec ti ke fuqinë
me ma ngrit mendjen peshë prej aty ku ndjej rehati. Vec ti më bën të lëviz prej
aty ku jam e turr e vrap me u nis për tek ti, ti pra ti, ma bën ditën minutë e
jetën dakikë...
Të të kërkoj, të të gjëmoj e të gjej në cdo cep qyteti, të gris me force cdo letër që përpiqet me më bind se ti nuk je ai që duhet të gjurmoj...
Vec ti, më bën me dashtë!
Në atë formë sa as veten mos ta njoh nëse më imitojnë në një
skenë filmi, po nga larg me kundru me vërejtje e plot gojë me thënë: po kjo, a është
në mend? Po po, jam në mend e në mend të
kam. Më ke zaptu atë vend që preket e vajton prej gëzimi lot fisnikë të jetës së dikujt!
Në palcën e trupit ndjej se më ka përpi adrenalinë e përreth
kam flakë. Më dhimbset vec pulsi i shpeshtë, si pendë e lehtë nxitoj të të vij
afër, notoj në re, në të kthjelltin qiell!
E kam të mencur zemrën, përherë rend turr e vrap për te më e
mira ndjesi, këtë herë meraku i ka ngelur në ty. A b ën me të dasht e vetëm kaq?
Comments
Post a Comment