Jam njëjtë me ty, jam rozë, jam zemër, jam lot, jam femër!
Jam motër, jam shoqe, jam bijë, jam mbesë, jam dashuri! Jam nervoze, jam e paduruar, jam uragan, jam det, qiell,
stuhi, jam gjithcka që përbën një jetë! Jam krijuar për të qënë e tillë, të kem
zë, një qëndrim, një mendim, dhe në dreq të shkojnë shenjtoret, kur dicka më përket,
deri në fund do ta mbroja me shpirt!
Jam një ylber, jam ngjyra, jam bojë, jam art! Nuk kam kufij,
nuk jam ishull, nuk jam as luftë!
Jam njëjtë me këdo, nuk bëhem më e fortë nëse përpiqem të të
dobësoj ty, nuk bëhem më e dobët nëse të jap atë që realisht ti meriton! Jam mëngjesi
me vrull, jam letra pafund, jam krahu yt, mbështetja, kurajoja, jam shpirt! Jam
poezi, vargje pafund, pasion, dëshirë, frikë e ndjesi!
Unë jam jetë! Unë jap jetë!
Përbëhem nga një zemër e madhe, jam glob i shpirtit tënd,
jam shtrëngimi i duarve atëherë kur më së shumti të duhem! Jam nata pa gjumë e
dehjeve të tua! Jam rrotullimi i mendjes, lëmshi i ditës, e qeshura në prag
oxhaku! Jam e fortë, e pamposhtur, jam femër! …jam e pakrahasueshme,
por jam e njëjtë me ty!
Jam paqja e gjumit, mbështetja në shpatull, jam e para, jam
e fundit, si mëngjesi, si darka, si e ëmbla dhe e hidhura, jam e lodhur… nuk bëj
kompromis për shpirtin, nuk e shes dinjitetin, as nuk blej me dorën e djathtë atë
që më bën dëm!
Ndoshta jam arsyeja e parë një rikthimi e ndoshta jam dëshira
e fundit e një largimi, por në fund të ditës, jam gjumi, jam ëndrra, jam një
qiell plot yje dëshirash të tua!
Jam femër...
...jam të gjitha, e të gjitha përbëjnë atë që unë jam!
Comments
Post a Comment