Skip to main content

Unë të kam jetuar ty!

Po qeshja duke i treguar mikeshës sime se si  në mëngjes ti më sillje një filxhan të madh kafe duke e emëruar si thesin tim të magjive! Ajo heshti, mjaft më, ngele duke bëlbëzuar emrin e tij, mu hakërrye prerazi, mjaft më balonave, ule mendjen dhe merre përdore e tregoi nga lind dielli, mos u kthe më...

Dhe nuk më la kohë të përgjigjesha, më dha një shuplakë tjetër ajo, atë që kish kohë që ma ruante si të fundit! Lotë nuk kisha por arrita të cirrja një fjalë të dobët, unë të kisha jetuar ty! Ti kishe qënë ajo botë ku isha arratisur pa një biletë, pa nje fluturim e pakohë!

Unë të kam jetuar ty, dhembje e imja sot, dje ishim dashuria e një shpirti të palodhur, sot ende kërkohemi në një kujtim e në fjalë të fashitura mureve të kohës! Sa më mungon kur të kujtoj, ende të pathëna mbeten edhe njëherë premtimet e një dere lënë hapur...
Unë të kam jetuar ty, e shkuar ende e pafshirë e lipsur të më përndjekësh në cdo fjalë që zemra djeg kur e thotë, në cdo mungesë netëve të ftohta ku mendoja se të kisha gjetur, pa dashur të flak tutje si një kuti të vjetër mbushur me copëza letre të dhimbshme!








Më  mungon vetja kur të jetoja ty!
Më vret pak nga pak dhe njëherë pafuqia për të shtrënguar dorën në një udhëtim me ty! A dorëzohet jeta duke e humbur veten shtigjeve të një shpirti që godet kraharorin nën zhurmën e egoizmit?!

Unë të kam jetuar ty!
Si zgjim në mëngjes, si filxhan kafeje magji bërëse, si drekën e preferuar, si telefonatën që të dridh zemrën në një emër në ekran, të kam jetuar ty si të ishe jeta ime!

...vetëm një moment dua të shohësh tek unë se si dukem pa jetën tënde.

Të shohësh tek unë atë që ti shihje tek vetja kur unë të jetoja ty!

Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...