Skip to main content

...bën mirë të shkosh!

Më trego pak pse je rikthyer? Ku u ndeshe dhe njëherë me kujtimin tim? Në fakt të kisha harruar...
Nuk mbaj mënd si dukem me ty, por kur jam vetëm e di fare mirë si jam!

Tjetri m'a dobëson përherë qënien, jam si në të ftohtë nëse e rikthej dhe njëherë mendimin tek ty! Bën ngrohtë në unin tim. Në ato të vogla detaje të padukshme për ty, esenciale për gjithcka jam unë! Është bukur kur në dukje më shfaqesh krejt indiferent por të bren pak nga pak ai i vogli detaj që ti hiqesh se është një grimë për syrin tënd!

Ku ndodhi dhe njëherë shkëndija e rikthimit tënd? Ti e di mirë se si të gërryhet shpirti kur unë vij rreth e qark teje si zjarr i ndezur, ti e di si përvëlon e hidhura ime kur në ftyrë të përplaset një e qeshur e stisur duke të pohuar "të pata thënë..."!

Të pata thënë, unë e di, ti do të duash të rikthehesh dhe njëherë aty ku të bën dëm, aty ku ty të shkrihet shpirti copash, aty ku ti ndizesh nervash, aty ku qënia ime t'i shemb të gjitha! Nuk t'i kam thënë të gjitha e në ato të vogla pika që të jap ti pandeh se ngopesh, më vjen keq që ti erdhe dhe njëherë...


Thuamë nëse mund të bëj dicka për ty, lutmu më mirë të mos bëj asgjë, më është tretur e mira... Më ke armatosur vetë me gjithë gjërat që ti ke frikë!

Më ke veshur në mburojën e një të pamposhture që vështirë se do t'a hiqja për të të mirëseardhur dhe njëherë! Në fakt të kisha harruar po ti më ndeze dhe njëherë kujtimin se mijëra vjet do dukesha më mirë pa ty!
Rrugën e kthimit ti e di, bën mirë të shkosh, jam e armatosur me gjithë gjërat që ti ke frikë!

Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...