Nën diell do jemi gjithmone unë dhe ti...
Vecanërisht të dielave! Ka një energji në cdo hap që bëj.
Edhe qielli është ndryshe sot!
Bëj ecejake lart e poshtë rrugës tënde dhe një lëmsh kam
shtrënguar në duar dhe në shpirt!
Dua të të dal përballë, të ta mbyll gojën me një puthje e të
tërhiqem vetëm kur të të them: nuk po të kërkoj falje, unë thjesht të dua...
Por ti nuk po zbret. Ti nuk zbret dhe mua më ha ankthi
shpirtin. Po sikur ti të dalësh tani e unë të mos kem guxim të t'i them të
gjitha? Po nëse t'i them të gjitha e ti ikën nga sytë këmbët? Po sikur...?! Po
sikur t'i marr gjithë këto gjëmime shpirti e ti zhduk në koshin më të afërt të
mbeturinave sepse asgjë ska më shumë vlerë se ajo që ndjej për ty?
Nuk kam mbajtur kurrë pranga për fjalën, e asnjëherë nuk ja
kisha lidhur gojën zemrës...
Erdha të të shoh edhe njëherë, të marr frymë bollshëm prej
botës e te shfryj cdo peng jashtë shpirti.
Me ty mund të ndaloj kohën e të mos dal kurrë prej andej, të
shkul akrepa minutash e të të gjej përsëri në cdo orë, të të shoh sërisht...
Por ti nuk zbret dhe ajri bëhet mbytës. Zemra gulcon ankth e
padurim, për pak do të vijë e të hyjë drejt e në shpirt tek ty, me të pa dhe njëherë
e vetes t'i fshijë cdo pyetje... Do të duhemi si dikur?!
Ndaloj për një cast dhe ngre kryet lart.
Thonë se shtëpi është aty ku ke zemrën... Ndaj ti nuk po
zbret, ti je i strehuar tek unë!
Dashuria e kthen botën përmbys! Më thuaj një gënjeshtër të bukur dhe eja mbyllemi në guackën
e saj... E vërteta do të na e tresë heshtjen një ditë!
Comments
Post a Comment