Më numëro gjithë gjërat që dashuron në jetë, të gjitha ato që
të bëjnë të zgjohesh cdo ditë me një motiv... Mos harro të numërosh veten në fillim, ti je të gjitha! Ti je një stinë e hidhët, je vjeshtë, je i artë, je qiell i
mprehtë gri gati ne shkrepëtimë!
T'i dua detajet, ato të voglat e mëdha që vec ti ke aftësinë
të mi shquash.
Ti je i grithët me një copëz të vogël qiell e det në sy, ti
të përpin në gjithësinë tënde.
Bota nuk na përket, as nuk është e jona, as ne nuk jemi të
saj, por unë e di se cfarë bote ka një zemër brenda! E di se po të mos ishe
pjesë e saj, gjysëm e vrarë do të jetoja në heshtje.
Nuk e di nëse do të zgjohemi nesër në shtretër të tjerë e
fytyra të tjera do të duam, di vetëm që sot, në këtë moment, dua të të dua! Le
të ketë dallgë e stuhi, do të notoja tek ty edhe sikur t'a di se do të jem
notare e vetme. Ti m'a cliron shpirtin, si e dlirë zhvishem në ajrin tënd, nuk
jam ajo që kam qënë para se të të njihja ty!
T'i dua detajet, ato të voglat e mëdha që vec ti ke aftësinë
të mi shquash! Me një fjalë të vetme m'a vesh në 100 ngjyra shpirtin. Ti më ke bërë të fortë, m'a ke bërë natën ditë dhe zhurmat
heshtje! Ti m'a vret dhembjen, je pikëza lumturie nën një cati që mbart kokëulur
edhe pendime, je një shpërthim që të jep të dridhura frike der në palcë por në
qiell ke ndezur spektakël ngjyrash në fishekzjarre!
Je një cmenduri e ëmbël që do ta ripërsërisja cdo ditë e
prap në cdo rënie do kapesha pas atij momenti që më bën të ngrihem prap! Unë
nuk di më c'emër të të ve as forma për të të dhënë...
Kur të numëroj si të patjetërsueshëm, mos harro, bota nuk na
përket, as nuk është e jona, as ne nuk jemi të saj, por unë e di se cfarë bote
ka një zemër brenda! E di se po të mos ishe pjesë e saj, gjysëm e vrarë do të
jetoja në heshtje...
Comments
Post a Comment