Në c'ëndërr m'u veshën sytë kaq keq në ty që as vetes nuk po
ja ndjej më dhimbjet? I kisha lënë mbi shtrat kujtimet e me këmbët tërhequr me
përtesë ndala pranë dritares. Filxhani i cajit lëshonte avull e me bulëzën e
gishtit tregues formova një zemër! Në jetë do të vinte dashuria...
Ti rrotullove celësin e me duar plot dhe i veshur në buzëqeshje
më pe me një mimikë lozonjare. Nuk të lashë të shkoje më tej, u spërdrodha si
një mace rrëzë dielli dhe u struka në përqafimin tënd.
Unë gati sa nuk shpërtheja prej gëzimi, ndërsa ti, ti ishe
po njësoj, ende nuk e dije se frymë prej frymës do merrja shumë shpejt! E
lexova në fytyrën tënde sesi dukesha unë në atë moment. Isha e veshur në
lumturi! Më duhej vetëm të të thoja se ti nuk do ishe i vetmi, se zemrës i
erdhi një zemër tjetër, se ritmet e saj tani janë muzika ime, të të thoja se në
jetë do të vinte dashuria...
Ishte aq e madhe për ty sa do të shtohej tek një ëngjëll...
Ne nuk ditëm të duhemi
e as zotit nuk mundemi t’i dalim kundër, ai ka një zemër më të madhe se
ne, fal aty ku në shpirt është e ndërtuar një copëz shpresë. U përtypa disa herë e në
grykë më mblidhej fjala si një sekret!
“Jam shtatzënë…”
Dhe fjalia të erdhi si goditje në shpinë, nga duart lëshove
cdo gjë… Ti ishe i përbërë nga njëmijë e një nyje të dhimbshme që m’a kishin këputur
mëndjen! Në ditën kur të tregova se prisnim të bëheshim me fëmijë, ishte ditëlindja
ime. Vetëm një qiri për vetëm një dëshirë, të kem një fëmijë! Të jetë i yti…
Ty nuk të pata kurrë, por sot në duar shtrëngoj gjithë
pasurinë e botës në dorën e të voglit tim. Në mbrëmje kur e vë në shtrat të flerë përsërisim
bashkë fjalët: Ne kemi babin më të mirë në botë! Ne rritemi, të duam, i flasim
gjithë botës për ty, jemi një ne të dy, jemi një edhe me ty!
Ai ka erën tënde, ka gjakun tënd e në gojën e tij të vogël,
fjala më e dashur në botë që thotë, është emri yt!
Ne nuk ditëm të duhemi, por ne sollëm në jetë dashurinë! Ishte aq e madhe për ty sa cdo ditë rritet në
zemrën e ëngjëllit tim!
Comments
Post a Comment